Aktualitet

Senati Akademik i UT thirrje studentëve të ngujuar: Lironi godinën e Juridikut

1 Shkurt 2019, 14:43 Nga DOSJA
Senati Akademik i UT thirrje studentëve të ngujuar: Lironi

TIRANE- Senati i Universitetit të Tiranës ka votuar  për lirimin e godinës së Fakultetit të Juridikut nga studentët, të cilët prej ditësh ndodhen të ngujuar brenda saj.

Dekani i Fakultetit të Juridikut, Artan Hoxha, gjatë një deklarate për mediet, pas takimit u shpreh se Senati i UT-së, ka kërkuar që studentët të lirojnë godinën dhe zhvillimi i mësimit të bëhet në ambientet e fakultetit.  Ndërkohë, bëhet me dije se brenda godinës ndodhen disa studentë, të cilët kundërshtojnë Ligjin e Arsimit të Lartë. Gjithashtu, Dekani Artan Hoxha, u shpreh se do të gjendet gjuha e përbashkët me studentët, duke respektuar ligjin.

“Ne mendojmë se do të gjejmë mirëkuptimin e tyre dhe të respektojmë dhe ligjin. Të ofrojmë arsim për studentët që duan të përfundojnë procesin mësimor. Senati u bën thirrje studentëve që programi mësimor të zhvillohet në ambientët e Fakultetit,” u shpreh dekani. 

Ngujimi i studentëve në fakultete vjen disa javë pasi mbylljes së protestës së  studentëve, (Lexo ketu), një lëvizje studentore e zhvilluar përgjatë gjithë muajit dhjetor, që u finalizua me ndryshimin e gjysmës së kabinetit qeveritar Rama 2 dhe me publikimin e Paktit të Universitetit.

Pakti për Universitetin është një paketë e hartuar nga qeveria që synon t’ju japë zgjidhje problemeve të arsimit të lartë në Shqipëri. Nga ana tjetër, pedagogët kundërshtojnë Paktin dhe kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, i miratuar në 2016.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha fakultetit juridik kerkesat e studenteve ngujimi i studenteve pakti per universitetin artan hoxha fakultetit juridik kerkesat e studenteve ngujimi i studenteve pakti per universitetin

Sondazh

Poll