Sport

Autobusi robot shtyp paraolimpistin e verbër në “Tokio 2020”

27 Gusht 2021, 16:00 Nga DOSJA

JAPONI – Një atlet paraolimpik me aftësi të kufizuar shikimi, u godit nga një autobus me pilot automatik në fshatin Paralimpik në Tokio, thanë organizatorët ditën e premte.

Aksidenti ndodhi të enjten pasdite, sipas organizatorëve dhe Toyota, e cila krijoi autobusët autonome të transportit të përdorur në kompleks.

As organizatorët e Tokio 2020 dhe as Toyota nuk e identifikuan personin e goditur nga automjeti por disa media lokale e shkruan se këmbësorin i plagosur ishte xhudisti japonez Aramitsu Kitazono.

Mediat vendase thanë se 30-vjeçari ra dhe do t’i duhen dy javë për t’u shëruar nga plagët e tij, ndërkohë televizioni publik NHK raporton se ai do të humbasë ndeshjen e tij së shtunës për shkak të “gjendjes së tij jo të mirë fizike”.

Trajneri i tij tha se ai e mori vendimin pasi foli me Kitazono dhe u këshillua me një mjek që e trajtoi atë.

Organizatorët thanë se kishin pezulluar funksionimin e automjeteve pas aksidentit. Mjeti elektrok e kishte goditur personin në një vend që konsiderohej për këmbësorë.

“Ne kërkojmë ndjesë të thellë për ata që pësuan lëndime.  Ne po bashkëpunojmë plotësisht me policinë për rastin,” – shtoi kompaniaToyota.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll