Politike

Mark Marku dha dorëheqjen, Kadilli: E mirëkuptoj, por këtë gjë duhet ta kishte bërë Basha. Nuk tërhiqem derisa të vihem

27 Gusht 2021, 20:45 Nga DOSJA
Mark Marku dha dorëheqjen, Kadilli: E mirëkuptoj, por këtë

TIRANË– Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka mbajtur qëndrim pozitiv krah Mark Markut, i cili hoqi dorë sot nga mandati i deputetit me kritika të forta për liderin Lulzim Basha. në një intervistë për Report TV, Kadilli është shprehur se reflektimet që bëri Mark Marku për të lënë mandatin e deputetit, duhet që t’i kishte bërë Lulzim Basha dhe se ai është personi që duhej të dorëhiqej.

Ai shtoi se Basha duhet të kishte reflektuar arsyet pse gjërat nuk shkojnë mirë në PD, të kishte reflektuar përse kjo parti ka sot përgjegjësinë për të krijuar opozitën e re dhe si do ta krijojë këtë opozitë. Vetë Kadilli tha se nuk do të heqë dorë nga përpjekjet për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.

“I mirëkuptoj arsyet që kanë shtyrë zotin Marku në një vendim të tillë, që është vendim drastik, i fortë, si për atë që e merr dhe sidomos për atë gjurmën, jehonën që ai krijon në mjedisin politik shqiptar dhe brenda PD-së në veçanti. Është një vendim i fortë, që në thelbin e vet ekspozon një krizë të fortë besimi që ekziston në PD, ekspozon demoralizimin e demokratëve për mungesën e lidershipit. Reflektimi i Markut është reflektimi në fakt i munguar i Bashës. Do të duhej që Basha, që në garën për kryetar partie, të kishte reflektuar arsyet pse gjërat nuk shkojnë mirë në PD, të kishte reflektuar përse kjo parti ka sot përgjegjësinë për të krijuar opozitën e re dhe si do ta krijojë këtë opozitë. Përkundrazi, nuk e gjejmë te zoti Basha, e gjejmë në mënyrë jo të merituar te zoti marku reflektimin.

Përgjegjësitë i takojnë kryetarit të partisë për të mobilizuar, për të dhënë entuziazëm sepse nuk është normale që dhe një person si zoti Marku, që u afrua me bujë si një prurje, po themi, nga jeta më shumë publike sesa politike, pa kaluar disa muaj nga angazhimi, me gjithë enrgjitë e tij, ai largohet sepse në PD mungon komunikimi politik, mungon bashkëbisedimi dhe bashkëpunimi, mungon partneriteti politik. Këto janë arsye më se të mjaftueshme. Personalisht, unë nuk e mbështes dorëheqjen si instrument në këtë rast. Dorëheqjen e mbështes vetëm në rastet kur njeriu ka përgjegjësi, prandaj iu referova krahasuar me Bashën. Ai që ka përgjegjësi jep dorëheqje, ai që nuk ka përgjegjësi duhet që të vazhdojë të luftojë, por është zgjedhja e zotit Marku. Në momentin që kam marrë përsipër të kandidoj për ta drejtuar këtë parti, në mënyrë absolute nuk mund të tërhiqem nga përpjekja për ta drejtuar moralisht por edhe konkretisht këtë parti,”- tha Kadilli ndër të tjera.

(Për të lexuar intervistën e plotë, klikoni këtu)

Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri, pasi ka hequr dorë nga mandati i deputetit që e fitoi në qarkun e Lezhës. Ai nuk do të marrë pjesë as në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një editoriali për gazetën Panorama, ku shkruan se Basha është kryetar i partisë së Berishës e se sipas tij, PD është një parti që po mbron interesat personale të dy liderëve të vet, dhe të një grupi shumë të ngushtë të partisë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dorehiqet mark marku fatbardh kadilli dorehiqet mark marku fatbardh kadilli

Sondazh

Poll

Politike 27 Gusht 2021, 17:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur as sot htumbet ndaj Partisë Demokratike. në fjalën që mbajti para grupit parlamentar tek Palalti i Brig...