Rama i prerë me socialistët: Stop qokave, ryshfeteve dhe bakshisheve. Na duhet gjak i ri në front
27 Gusht 2021, 17:33Nga DOSJA
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ua ka bërë të qartë socialistëve që të mos abuzojnë me punësime dhe me tenderat, duke përfituar nga ana materiale. Kryesocialisti u ka bërë thirrje të gjithë të pranishmëve që të mos pranojnë asnjë ryshfet dhe bakshish, ndërkohë që bëri thirrje se në parti duhen të rinjë.
Gjatë fjalës që mbajti para socialistëve, Rama u shpreh se çdokush që përfaqësohet me logon e Partisë Socialiste dhe abuzon me postin që ka, do të mbajë vetë përgjegjësi, ndërkohë që shtoi se turpi i mbetet Partisë për mosvendosjen e vijes së kuqe. Kryesocialisti shtoi se PS nuk do të jetë kurrë streha dhe mburoja e individëve që me veprimet e tyre cënojnë Partinë.
“Kemi marrë një notë kaluese për qeverisjen përderisa morëm besimin e popullit për të tretën herë, por sa më mirë akoma mund të kishim qeverisur? Sa ka qenë niveli i pranisë sonë si deputet në komunitetet përkatëse dhe sa rol pozitiv ose jo kishte marrëdhënie e komuniteteve me deputetët në votën e 25 prillit? Sa ka ndikuar rezultatin tonë në zgjedhje zgjedhjet e këqija, bakshishet, ryshfetet dhe qokat? Na duhet gjak i ri në front.Duhet ta ngulitni mirë në kokë se ndërhyrjet për të mbajtur në punë individë të paaftë, apo makutër që kanë dorën në xhepin e qytetarëve, ndërhyrje për të sistemuar njerëz që nuk e meritojnë në punë, të përfaqësojnë partinë Socialiste apo për të ndikuar në procese tenderash e vendmimarrjesh me natyrë materiale janë armiqësore me qëllimet dhe dëshirën e atyre që na dhanë besimin për të drejtuar vendin. Janë të neveritshme. Duhet të jetë e qartë për të gjithë këtë familje politike. Kur dikush që e ka në ballë logon e PS-së ekspozohet për abuzime, faji është i tiji, por turpi për mos vendosjen e vijës së kuqe është i joni. Kjo skuadër nuk do të jetë kurrë as streha dhe as mburoja e askujt që me veprimet e veta cënon partinë. Nuk mban përgjgjësi se një individ shkel mbi vlera e parime, por mban përgjegjësi për mënyrën se si reagon”, tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vendosur objektivat e qeverisë së ardhshme në vend. Edhe pse ende nuk është formuar qeveria e re, gjatë fjalës që mbajti p...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar sot në detyrë Elisa Spiropalin si Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe kreun e grupit parla...
DURRËS– Kryeministri Ed iRama ka shkuar të vizitojë emigrantët afganë në Durrës, tek hotelet ku janë akomoduar ditën e sotme. I shoqëruar nga ministrja Oge...
Politike27 Gusht 2021, 14:15
TIRANË– Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar vendimin e Mark Markut, i cili u tregua dhe mjaft i ashpër me kryedemokratin L...
TIRANË– Kryesuesja e listës së Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Luljeta Bozo, nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga mandati i deputetes, të p...
TIRANË– Akademiku Artan Fuga ka komentuar dorëzimin e mandatit të deputetit të zgjedhur të Partisë Demokratike, Mark Marku. Përmes një lidhjeje direkte në ...
TIRANË– Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri Elsa Hastad, përmes një postimi në Twitter ka falenderuar popullin shqiptar për pritjen e afganëve të parë këtë m...
TURQIA– Turqia nisi zyrtarisht bisedimet me talebanët duke theksuar se Ankaraja zyrtare është duke e vlerësuar ofertën e grupit islamik për të menaxhuar Aeropor...
TIRANË– Ambasada Amerikane në Tiranë ka ulur flamurin në gjysmë shtizë për të nderuar viktimat që kanë humbur jetën në sulmet kamikaze në Kabul. Me anë të ...