Politike

Rama: Përgatitemi për dy fitoret e radhës, kush nuk do të jetë në Kuvend, do të përfshihet në punët e partisë

27 Gusht 2021, 17:26 Nga DOSJA
Rama: Përgatitemi për dy fitoret e radhës, kush nuk do të

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vendosur objektivat e qeverisë së ardhshme në vend. Edhe pse ende nuk është formuar qeveria e re, gjatë fjalës që mbajti para socialistëve, kreu i qeverisë u shpreh se duhet të nisë puna për dy fitoret e radhës, për zgjedhjet vendore në vitin 2023 si dhe ato parlamentare në 2025-ën.

Rama u shpreh se mandati i tretë është një sfidë e madhe dhe se të gjithë ata që nuk do të jenë pjesë Kuvendit pasi nuk kanë fituar mandat deputeti, do të përfshihet në punë të tjera brenda Partisë Socialiste. 

“Nis puna për dy fitoret e radhës, zgjedhjeve vendore të vitit 2023 dhe ato parlamentare në vitin 2025. Mandati i tretë është një sfidë e madhe për të gjithë. Të gjithë duhet të kërkojmë brenda vetes tonë se çfarë nuk shkoi mirë, çfarë duhet të bënte më shumë. Kjo që është sot këtu është skuadra drejtuese e vendit në katër vitet e ardhshme, kjo është skuadra që do t’i japë drejtim shumë punëve, do tu gjendet çdo shqiptari për të zgjidhur një hall apo një problem. Dhe si e tillë, duhet të jetë në lartësi. Kush nuk do të jetë në Kuvend, do të përfshihet në punët e partisë. Shumë prej jush nuk do të jenë në qeveri. Ne do të jemi një skuadër dhe ndryshimet do të jenë në funksion të skuadrës që di t’ia dalë të jetësoj misionin e PS-së që të jetë në krye të punëve të vendit. Të gjitha ata që gjatë mandatit të tretë nuk do të jenë në Kuvend do të kenë mundësi që të përshihen në punët e ekzekutivit dhe të partisë. Duhet ti japim energji të re PS-së. Nis puna në tre hapësira të ushtrimit tona në Kuvend, qeveri dhe parti”, tha Rama. 

LAJM KRYESOR: Rama rikonfirmon Spiropalin e Ballën, vë objektiva pa nisur qeverisjen: Na presin 2 fitore, ligj të veçantë për zyrtarët e korruptuar, PS-ja s’bëhet mburojë e askujt, PD vjen me një dhëmballë të infektuar në Kuvend

(I.A;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rama me grupin parlamentar edi rama rama me grupin parlamentar

Sondazh

Poll

Politike 27 Gusht 2021, 14:15

TIRANË– Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar vendimin e Mark Markut, i cili u tregua dhe mjaft i ashpër me kryedemokratin L...