Shigjeton Berishën! Rama: PD-ja po vjen me një dhëmballë të prishur në Kuvend, dora për bashkëpunim është ende e shtri
27 Gusht 2021, 17:40Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar paraardhësin e tij Sali Berisha, të cilin e ka quajtur dhëmballë të infektuar.
Në fjalën e tij në takimin me socialistët, Rama tha se demokratët do të vijnë me një dhëmballë të infektuar, që nuk kanë as kurajo ta shkulin dhe as vullnetin ta qetësojnë dhe se përsa kohë ta kenë, do të jenë të pavotueshëm.
Kryesocialisti shtoi se dora për bashkëpunim do të jetë gjithmonë e shtrirë për liderin e bluve Lulzim Basha, por do të kufizohen në deklarime publike.
“Dora e bashkëpunimit për Partinë Demokratike do jetë e shtrirë pa kushte pavarësisht nga sjellja e saj. Konflikti me debate dhe retorika, s’do jetë më kryefjala e parlamentit. Ne duhet të ndryshojmë drejtim, të kthejmë sytë tjetër kund, pavarësisht se ata vazhdojnë t’i biën fyelli në të njëjtën vrimë, e kanë bërë gropë. Pres të shoh se kush do ta kalojë cakun etik në deklarime publike, kush do të japë shembull të keq në Kuvend apo komisione parlamentare, kush do të bëjë provokime dhe sjellje ekstreme. Ne do të flasim për tema dhe do të fokusohemi në ato që u interesojnë njerëzve. PD po vjen në parlament me një dhëmballë të infektuar, me një dhëmballë të prishur të cilën s’ka kurajo as ta shkulë dhe as vullnet ta qetësojë. Dhe për sa kohë të jetë ajo dhëmballë aty, fytyra e PD-së do të jetë e pavotueshme. Ne gjithsesi nuk fërkojmë duart sepse luftën nuk e kemi me PD-në. Në fund të këtij mandati nuk do vlerësohemi nga ata që na zgjidhën për çfarë i thamë dhe çfarë i bëmë PD-së, por për majën ku do ta çojmë e ngjisim Shqipërinë,”- tha Rama ndër të tjera.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nka treguar se në mandatin e tretë skuadra socialiste do të bëjë edhe rolin e prokurorisë. Në fjalën e mbajtur para gru...
Politike27 Gusht 2021, 17:37
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur as sot htumbet ndaj Partisë Demokratike. në fjalën që mbajti para grupit parlamentar tek Palalti i Brig...
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ua ka bërë të qartë socialistëve që të mos abuzojnë me punësime dhe me tenderat, duke përfituar nga ana materiale. K...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vendosur objektivat e qeverisë së ardhshme në vend. Edhe pse ende nuk është formuar qeveria e re, gjatë fjalës që mbajti p...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar sot në detyrë Elisa Spiropalin si Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe kreun e grupit parla...
DURRËS– Kryeministri Ed iRama ka shkuar të vizitojë emigrantët afganë në Durrës, tek hotelet ku janë akomoduar ditën e sotme. I shoqëruar nga ministrja Oge...
Politike27 Gusht 2021, 14:15
TIRANË– Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar vendimin e Mark Markut, i cili u tregua dhe mjaft i ashpër me kryedemokratin L...
TIRANË– Kryesuesja e listës së Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Luljeta Bozo, nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga mandati i deputetes, të p...
TIRANË– Akademiku Artan Fuga ka komentuar dorëzimin e mandatit të deputetit të zgjedhur të Partisë Demokratike, Mark Marku. Përmes një lidhjeje direkte në ...