Politike

Rama rikonfirmon në detyrë ministren Spiropali, Balla do të jetë sërish në krye të grupit parlamentar

27 Gusht 2021, 17:47 Nga DOSJA
Rama rikonfirmon në detyrë ministren Spiropali, Balla do të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar dy emrat e parë të skuadrës së re që oritet ta përmbyllë javën e ardhshme. Në fjalën që mbajti në takimin me deputetët e rinj dhe ata që nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit, Rama tha se Taulant Balla do të vijojë të jetë kryetari i grupit Parlamentar dhe Elisa Spiropali do të jetë sërish ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin.

“Do të ndalem në një falenderim të veçantë për ministren Elisa Spiropali dhe për kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Sot është dita për të falenderuar të gjithë në fakt, deputetet dhe deputetët, anëtarët e kryesisë së Grupit Parlamentar, por në veçanti drejtuesin Taulant Balla dhe ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropalin. Të dy kanë punuar fort. Taulanti e ka udhëhequr grupin me një frymë fantastike, Elisa e ka ushtruar detyrën e saj me mjaft efikasitet, duke përfaqësuar qeverinë me aftësi në debate parlamentare. Të dy kanë konfirmimin e tyre në detyrë në mandatin e tretë për ta çuar në një nivel tjetër performancën e PS-së në qeverisje, kanë mbështetjen e plotë,”- tha kryeministri.

LAJM KRYESOR: Rama rikonfirmon Spiropalin e Ballën, vë objektiva pa nisur qeverisjen: Na presin 2 fitore, ligj të veçantë për zyrtarët e korruptuar, PS-ja s’bëhet mburojë e askujt, PD vjen me një dhëmballë të infektuar në Kuvend

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rama me grupin parlamentar edi rama rama me grupin parlamentar

Sondazh

Poll

Politike 27 Gusht 2021, 17:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur as sot htumbet ndaj Partisë Demokratike. në fjalën që mbajti para grupit parlamentar tek Palalti i Brig...

Politike 27 Gusht 2021, 14:15

TIRANË– Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar vendimin e Mark Markut, i cili u tregua dhe mjaft i ashpër me kryedemokratin L...