Politike

Dorëheqja e Mark Markut, Gjekmarkaj: Matuni mirë kur ta sulmoni, është zë unik e personalitet akademik

27 Gusht 2021, 18:53 Nga DOSJA
Dorëheqja e Mark Markut, Gjekmarkaj: Matuni mirë kur ta sulmoni,

TIRANË– Deputeti i Pratisë Demokrarike, Agron Gjekmarkaj ka komentuar ditën e sotme dorëheqjen e Mark Markut nga posti i deputetit të PD në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai ka thënë se largimi i Markut nga parlamenti është një humbje e madhe jo vetëm për Partinë Demokratike por për gjithë Qeverinë dhe Kuvendin. Ai i ka premtuar të gjithë qytetarëve që e kanë votuar Markun si deputet, se do të përpiqet të realizojë të gjitha synimet që ai kishte për qarkun e Lezhës.

Gjekmarkaj ‘i irrituar’ me qeverinë aktuale ka thënë se do të përballet sy më sy e dhemb më dhemb më qeverinë, të cilën e quan të korruptuar.

“Ndiej keqardhje të thellë që mikun e shumë betejave të perbashkëta pse jo edhe mik jete Prof Mark Markun nuk do ta kem në krah në betejat parlamentare ! Për mua, për shumë qytetarë dhe demokratë ishte një lajm trishtues vendimi i tij për tu largur në kontekstin e arsyeve që ai paraqet me zhvillimet brënda PD ! Të gjithë atyre që nxitojnë për një shkak a një tjeter të hedhin baltë , të bëjne insinuata ndaj Markut për trille a komplekse, a thjeshtë për cmirë, ndiej detyrimin t’ju them që Mark Marku është personalitet akademik, publik e politik me integritet të lartë e të pacenueshem, njeri i vendimeve të guximshme të cilat lënë shije habie nga pas por edhe shumë nevojë për reflektim e meditim. Duhet të maten mirë kur i mbushin grushtat me baltë për të rënë në sy si gardian të devotshem. Largimi i tij është një lajm i keq për politiken, për Parlamentin e ri të Shqiperisë e shumë më teper për PD dhe të djathten e këtij vëndi ! Une e besoj plotesisht që Mark Marku do jete ai zëri unik dhe i paekuivok si gjithmonë në llogoren ku rrinë të gjithë ata që perballen me regjimin kleptokratik të Edi Rames !! Qytetarëve të Lezhes , Mirdites dhe Kurbinit, votuesve tanë, qytetarve dhe demokrateve ndiej për detyrë tu them perpjekja do të jetë maksimale për ti përfaqesuar për të mbajtur çdo premtim etik që sëbashku me Prof Markun u bëmë gjatë fushates elektorale për një perballje , të pashoqe, të pakompleksuar, dhëmb per dhëmb e sy per sy me qeverinë më banale e korruptive , më të keqen e më të peshtiren e ketyre 30 viteve !! Diversioni që bën sot pushteti me mediat e veta për largimin e Markut do të jetë në pak ditë një kafshatë që nuk kaperdihet për të! Do ta kenë perballë siç e kanë patur komunistet , neokomunistet , kleptokratet dhe hajdutet në keto 31 vjet pluralizem!”

Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri, pasi ka hequr dorë nga mandati i deputetit që e fitoi në qarkun e Lezhës. Ai nuk do të marrë pjesë as në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një editoriali për gazetën Panorama, ku shkruan se Basha është kryetar i partisë së Berishës e se sipas tij, PD është një parti që po mbron interesat personale të dy liderëve të vet, dhe të një grupi shumë të ngushtë të partisë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron gjekmarkaj dorehiqet mark marku mark marku agron gjekmarkaj dorehiqet mark marku mark marku

Sondazh

Poll

Politike 27 Gusht 2021, 17:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur as sot htumbet ndaj Partisë Demokratike. në fjalën që mbajti para grupit parlamentar tek Palalti i Brig...