Rama rishtriu dorën për bashkëpunim, Basha refuzon: Lufta jonë nuk është me PS-në, por me pakicën e korruptuar që ka ka
27 Gusht 2021, 18:44Nga DOSJA
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka kthyer për të disatën herë mbrapsht dorën e kryeministrit Edi Rama, i cili sot përsëriti ftesën për bashkëpunim. Në një reagim në profilin e tij në Fecbook, Basha shkruan se beteja e Partisë Demokratike nuk ka qenë kurrë kundër Partisë Socialiste, por kundër pakicës së korruptuar që ka kapur shtetin dhe e plaçkit atë, duke nënkuptuar se mund të ekzistojë një mundësi bashkëpunimi mes dy partive.
Referuar kryesocialistit, Basha shton se shqiptarët ia dinë dështimet, raportet ndërkombëtare ia kanë ekspozuar babëzinë dhe se askush nuk gënjehet nga ripërtypja e fjalimeve të vjetra të atij që ka varfëruar familjet shqiptare.
“Platforma për demokracinë do të bëjë bashkë të gjitha forcat e gjalla të shoqërisë për të shpëtuar vendin nga sundimi i një pakice që mban peng të ardhmen e tij. Beteja jonë dhe e shoqërisë shqiptare nuk është kundër Partisë Socialiste, por kundër pakicës së korruptuar që ka kapur shtetin dhe e plaçkit atë me një grusht të vogël njerëzish, me të cilët masakron zgjedhjet, kriminalizon politikën dhe shkatërron ekonominë. Shqiptarët ia dinë dështimet, raportet ndërkombëtare ia kanë ekspozuar babëzinë, askush nuk gënjehet nga ripërtypja e fjalimeve të vjetra të atij që ka varfëruar familjet shqiptare dhe ka degdisur gjysmë milioni shqiptarë. Përballë këtij regjimi, kemi detyrën qytetare të bashkohemi dhe të punojmë për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend. Platforma qytetare për demokracinë do të bëjë bashkë të gjitha forcat e gjalla të shoqërisë që e duan ndryshimin dhe janë të vendosura të shpëtojnë vendin nga sundimi i një pakice që mban peng të ardhmen e tij,”- shkruan Basha.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar dy emrat e parë të skuadrës së re që oritet ta përmbyllë javën e ardhshme. Në fjalën që mbajti në takimin...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se deputetët e rinj duhet të jenë të pranishëm dhe në Kosovë dhe të ndërveprojnë me Kuvendin e Kosovës për të ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar paraardhësin e tij Sali Berisha, të cilin e ka quajtur dhëmballë të infektuar. Në fjalën e tij në takimin me so...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nka treguar se në mandatin e tretë skuadra socialiste do të bëjë edhe rolin e prokurorisë. Në fjalën e mbajtur para gru...
Politike27 Gusht 2021, 17:37
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur as sot htumbet ndaj Partisë Demokratike. në fjalën që mbajti para grupit parlamentar tek Palalti i Brig...
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ua ka bërë të qartë socialistëve që të mos abuzojnë me punësime dhe me tenderat, duke përfituar nga ana materiale. K...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vendosur objektivat e qeverisë së ardhshme në vend. Edhe pse ende nuk është formuar qeveria e re, gjatë fjalës që mbajti p...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar sot në detyrë Elisa Spiropalin si Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe kreun e grupit parla...
DURRËS– Kryeministri Ed iRama ka shkuar të vizitojë emigrantët afganë në Durrës, tek hotelet ku janë akomoduar ditën e sotme. I shoqëruar nga ministrja Oge...