Politike

Edi Rama e nis me Ruçin: Keq më vjen, por askush s’e zë vendin e tij, do të vijojë të jetë krahu im i djathtë

27 Gusht 2021, 17:20 Nga DOSJA
Edi Rama e nis me Ruçin: Keq më vjen, por askush s’e zë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e konsideron krahun e tij të djathtë Gramoz Ruçin, pavarësisht se ky i fundit nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

Teksa hapi fjalën në takimin me deputetët e rinj dhe të vjetër kryeministri Rama tha se askujt nuk duhet t’i vijë keq, por askush nuk e zë vendin e Ruçit e se në mungesë të këtij të fundit, do të jetë ai që do ta përdorë termin përshëndetës shokë e shoqe.

“Të dashur shokë shoqe kolegë dhe kolege. Tani që Gramozi sdo ta ketë më barrën që të mbajë fjalime para jush, mësohuni që të dëgjoni më shumë nga ana ime adresimin si shokë dhe shoqe. Uroj të keni kaluar pushime të mbara dhe të jeni kthyer me energji të reja. Do të nisim punën e madhe në kthimin e borxhit më të madh që populli shqiptar na ka dhënë. Ne këtu jemi dhe do të vijojmë të jemi një skuadër. Do ta nis me dy fjalë për Gramoz Ruçin që e kemi këtu mes nesh. Gramoz Ruçi do të vijojë të jetë në krahun tim të djathtë. Të mos ju vijë keq, por  askush s’e zë dot vendin e tij,”- tha Rama.

LAJM KRYESOR: Rama rikonfirmon Spiropalin e Ballën, vë objektiva pa nisur qeverisjen: Na presin 2 fitore, ligj të veçantë për zyrtarët e korruptuar, PS-ja s’bëhet mburojë e askujt, PD vjen me një dhëmballë të infektuar në Kuvend

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama gramoz ruci edi rama gramoz ruci

Sondazh

Poll

Politike 27 Gusht 2021, 14:15

TIRANË– Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar vendimin e Mark Markut, i cili u tregua dhe mjaft i ashpër me kryedemokratin L...