“Erdhëm nga ferri në parajsë”, Rama viziton familjet afgane në Durrës, shpërndan dhurata për fëmijët: Mësoni shqip
DURRËS– Kryeministri Ed iRama ka shkuar të vizitojë emigrantët afganë në Durrës, tek hotelet ku janë akomoduar ditën e sotme. I shoqëruar nga ministrja Ogerta Manastirliu, me lodra e arushë në duar, Rama përshëndeti nga afër të gjitha gratë, fëmijët dhe burrat që janë akomoduar në këto hotele të qytetit bregdetar. Njëri prej të vegjëlve kishte dhe ditëlindjen e tij të parë. Një prej fëmijëve e refuzoi lodrën që i zgjati kryeministri, pasi tha se ishte shumë i madh për të, duke detyruar kreun e Qeverisë t’ia ndërronte pakon me një tjetër.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Edi Rama: Pra më në fund ja dolët?
Gruaja: Po, ja dolëm më në fund, ishim në ferr dhe kemi ardhur në Parajsë. Më lejoni t’ju falenderoj për bujarinë dhe mikpritjen që keni dëshmuar për ne.
Edi Rama: Përpiqemi të bëjmë më të mirën, kemi qenë në këtë pozitë, e dimë se çfarë është
Gruaja: Këta janë disa nga njerëzit tanë këtu…përshëndetje si jeni
Edi Rama: Si jeni mire? Çdo gjë është në rregull këtu…
Gruaja: po, po shumë mirë, kjo është ministrja jonë, jemi takuar, jemi prezantuar me të…(drejton dorën nga Ogerta Manastirliu). Kanë qenë të gjithë shumë të gjindshëm, kanë bërë maksimumin…
Edi Rama: Ju është dashur të kaloni shumë, më në fund jeni këtu
Gruaja: Nuk ka qenë aq e thjeshtë të themi të drejtën, duket si të vish nga ferri në parajsë.
Edi Rama: Ju kemi sjellë disa gjëra për fëmijët
Gruaja: Jam e bindur që do t’ju pëlqejnë shumë….(qesh), ky është bashkëshorti im dhe vajza.
Edi Rama: Si jeni?…
Kryeministri nis të shpërndajë dhuratat tek fëmijët.
Gruaja: Ky i vogli këtu ka ditëlindjen, ka ditëlindjen e parë… dhe e festoi këtu në Shqipëri.
Edi Rama: Gëzuar ditëlindjen…
Kryeministri u ndal më pas të bisedonte me një tjetër grua.
Gruaja: Më në fund ja dolëm, këta janë prindërit e kolegëve të mi
Edi Rama: Përshëndetje, po shpërndajmë disa gjëra
Zotëria: Faleminderit zotëri.
Edi Rama (flet me një djalë të vogël): Futboll, ty të pëlqen futbolli, ja çfarë kam për ty (shpërnda të tjera dhurata dhem ë pas afrohet pranë një bebeje.
Edi Rama: Ua shiko, po qesh…kam diçka dhe për të.
Edi Rama (flet me një djalë tjetër): Ja çfarë kam për ty (i drejton një dhuratë).
Djali: Jo falemidnerit
Edi Rama: pse, je shumë i madh për këtë?
Djali: Po
Rama drejton sytë nga stafi shqiptar, për të ndërruar dhuratën: Po kjo, kjo është mirë.
Djali e pranon…
Edi Rama: Jeni të mirëseardhur, uroj ta shijoni Shqipërinë. Tani do të filloni të mësoni shqip.
Gruaja: Faleminderit shumë zotëri, e vlerësojmë shumë.
Edi Rama: Ju lutem, kemi qenë në këtë pozitë 30 vite më parë, por jo të gjithë e kujtojnë.
Pas orës tre të mëngjesit, në zonën Ushtarake në Rinas u ul avioni i cili kishte afganët që i shpëtuan luftës në Afganistan. Bëhet fjalë për 121 persona, aktivistë të shoqërisë civile, mes tyre dhe fëmijë si dhe 11 foshnja, të nisur nga Kabuli. Avioni i tyre ka bërë fillimisht një ndalesë në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, prej nga është nisur më pas rreth mesnatës drejt Tiranës. Tashmë ata janë akomoduar në Durrës dhe pritet që grupet e tjera që do vijnë të strehohen në Tiranë dhe Berat.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Luljeta Bozo: S’kam ndërmend të jap dorëheqjen nga mandati, të paktën jo për tani, dashamirësit më kërkojnë të hap
TIRANË– Kryesuesja e listës së Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Luljeta Bozo, nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga mandati i deputetes, të p...
Mark Marku dorëzoi mandatin, Fuga: Politika po u mbyll dyert intelektualëve, s’e pranon mendimin ndryshe, PD-ja ka harruar r
TIRANË– Akademiku Artan Fuga ka komentuar dorëzimin e mandatit të deputetit të zgjedhur të Partisë Demokratike, Mark Marku. Përmes një lidhjeje direkte në ...
Strehimi i afganëve në Shqipëri, Ambasadorja e Suedisë: Kemi nevojë për njerëz të tillë trima, faleminderit!
TIRANË– Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri Elsa Hastad, përmes një postimi në Twitter ka falenderuar popullin shqiptar për pritjen e afganëve të parë këtë m...
Turqia kërkon ‘ndihmë’ nga Shqipëria, Erdogan pritet të marrë 100 policë të Operacionales, pjesë e misionit turk në
TURQIA– Turqia nisi zyrtarisht bisedimet me talebanët duke theksuar se Ankaraja zyrtare është duke e vlerësuar ofertën e grupit islamik për të menaxhuar Aeropor...
Ambasada amerikane në Tiranë ul flamurin gjysëm shtizë: Vajtojmë amerikanët të cilët humbën jetët e tyre në sulmin e
TIRANË– Ambasada Amerikane në Tiranë ka ulur flamurin në gjysmë shtizë për të nderuar viktimat që kanë humbur jetën në sulmet kamikaze në Kabul. Me anë të ...
Becchetti fillon ekzekutimin e gjobës/PD: Rama është përgjegjësi për dëmin prej 120 milionë euro, duhet të shkojnë par
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi kërkon nga SPAK, që të hetojë përgjegjësinë penale të të gjithë atyre që me luftën p...
Hoqi dorë nga mandati! Kush është deputetja 29-vjeçare që rikthehet në Parlament në vend të Mark Markut
TIRANË– Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri pasi ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit që fitoi në zgjedhjet e 25 prillit. Duke që...
E PLOTË/Mark Marku liston arsyet pse hoqi dorë nga mandati: PD vazhdon me maskaradë, parti që mbron interesat e Bashës dhe
TIRANË–Mark Marku heq dorë nga mandati i deputetit pas zgjedhjes në qarkun e Lezhës dhe njofton shkëputjen nga Partia Demokratike. Në një shkrim të publiku...
‘Dikush duhet të reagojë, lidershipi i PD po gënjen’/ PLAS KEQ! La mandatin e deputetit, Mark Marku: Basha është thjesh
TIRANË– ‘Basha është kryetar i partisë së Berishës’-shkruan Mark Marku në editorialin e ‘Panorama’ ku njofton se do të tërhiqet nga mandat i deputetit. Ai ...