Politike

27 Gusht 2021, 14:15 Nga DOSJA

TIRANË– Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar vendimin e Mark Markut, i cili u tregua dhe mjaft i ashpër me kryedemokratin Lulzim Basha. Në një lidhje me Skype në “A2CNN”, Shehu tha se një gjë e tillë mund të ndodhë në çdo parti të botës dhe se është vendim krejtësisht personal.

I pyetur nëse kritikat e Markut dhe “Grupi per PD-në” që ka kërkuar publikisht largimin e Bashës po çojnë në një ‘shkërmoqje’ të partisë, Shehu tha se nuk shikon asgjë të tillë. Sipas tij, PD-ja është e vetmja parti që do të nxjerrë Shqipërinë nga bataku ku e ka futur ky regjim.

“Vendimet janë personale dhe në demokraci lejohen vendimet personale. Një sërë elementësh janë stabilizuar, një sërë elementësh të tjerë do të kristalizohen në mbledhjen e radhës. Ne patëm një kongres ku gjërat u thanë hapur, edhe kritikat. Është një zhvillim që ka filluar, ka krijuar themelin dhe po vijon të rritet. Ne do të çojmë çmos që vendi ynë të dalë nga humnera që ky regjim po e çon çdo ditë e më tepër. Kjo gjë bëhet duke qenë present, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë, sheshet, parlamentin, rrugën, njerëzit dhe në këtë mënyrë e përmbushim detyrën tonë. E para njëherë PD-ja ka rezituar në shumë momente të vështira. Mendoj se PD-ja do të dijë të dalë dhe të bëjë ndryshimet që i duhen Shqipërisë. Unë nuk shoh shkërmoqje, shoh mobilizimin e të gjitha resurseve të Partisë Demokratike e kapitaleve të saj. Në do të arrijmë ta nxjerrim këtë vend nga ky batak. Partia Demokratike ëhstë një parti e hapur dhe gjithsekush ka mendimet e veta. Zgjedhjet i bën çdo individ vetë. Janë vendime personale, nuk mund të hyj në këto gjëra. Dorëheqja është një vendim personal, mund të ndodhë në çdo parti demokratike të botës. Nuk e komentoj këtë gjë që e bën një njeri kur mendon se duhet të japë dorëheqjen nga diçka. Unë mendoj se kemi elementë të tjerë për të parë, hapjen e sezonit të ri parlamentar, strukturimin e luftës opozitare. Nuk dua të bëjë asnjë analizë. Vendimet janë personale, në demokraci ka vend për to. Unë i kam dhënë mendimet e mia se ku duhet të fokusohet Partia Demokratike,”- tha Shehu ndër të tjera.

Momenti nga minuta 04:00

Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri, pasi ka hequr dorë nga mandati i deputetit që e fitoi në qarkun e Lezhës. Ai nuk do të marrë pjesë as në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një editoriali për gazetën Panorama, ku shkruante se Basha është kryetar i partisë së Berishës e se sipas tij, PD është një parti maskaradë që po mbron interesat personale të dy liderëve të vet, dhe të një grupi shumë të ngushtë të partisë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dorehiqet mark marku tritan shehu dorehiqet mark marku tritan shehu

Sondazh

Poll

Politike 27 Gusht 2021, 06:39

TIRANË– Një lajm shumë i papritur u publikua mëngjesin e sotëm në printin e ‘Panorama’. Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri, duke hequr dorë n...