Politike

Situata në Korçë, akuzat e Salianjit: Turp, simpatizantët e PD nuk furnizohen me ushqime

4 Qershor 2019, 15:12 Nga DOSJA
Situata në Korçë, akuzat e Salianjit: Turp, simpatizantët

KORÇË- Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili vizitoi sërish sot banorët e prekur nga tërmeti në Korçë ka ngritur akuza se punonjësit e administratës nuk po furnizojnë me ushqime simpatizantët e PD.

Sipas Salianjit, situata në Korçë është shumë emergjente dhe ka bërë thirrje për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Turpi i mbuloftë gjithë ata punonjës administrate që e ndajnë për të majte dhe jo për votuesit e PD dhe pakon e makaronave që nevojitet për të mbajtur frymen e banorëve!”

Postimi i plotë:

Prej 4 ditësh banorët e fshatrave, Floq, Qafë Zezë dhe Vidovë, kanë kaluar natën në çadrat e ngritura nga Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura për shkak të lëkundjeve të tokës që pësuan rrethinat e Korçës. Ditën e sotme, një pjesë e tyre janë sistemuar në banesa sociale, ndërsa të tjerët vijojnë të qëndrojnë në çadra prej frikës nga tërmetet. Disa ditë më parë zona e Korçës u lëkund nga tërmete, ku më i forti shënoi 5.3 ballë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ervin salianji tërmetet në korçë ervin salianji tërmetet në korçë

Sondazh

Poll