Politike

Strehimi i afganëve në Shqipëri, Ambasadorja e Suedisë: Kemi nevojë për njerëz të tillë trima, faleminderit!

27 Gusht 2021, 12:57 Nga DOSJA
Strehimi i afganëve në Shqipëri, Ambasadorja e Suedisë: Kemi

TIRANË– Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri Elsa Hastad, përmes një postimi në Twitter ka falenderuar popullin shqiptar për pritjen e afganëve të parë këtë mëngjes.

Ajo bën krahasimin me Roal Wallenberg i cili shpëtoi mijëra hebre nga holokausti. Për Shqiptarët ajo shkruan se janë njerëz trima duke i falenderuar për pritjen që i bënë refugjatëve mëngjesin e sotëm.

Postimi i plotë:

“Sot është dita për të nderuar Raol Wallenberg i cili shpëtoi mijëra hebre nga holokausti, Suedia përkujton vlerat morale dhe njerëzore.Ne kemi nevojë për njerëz të tillë trima! Faleminderit Shqipëri që prite refugjatët e parë këtë mëngjes!”

Pas orës tre të mëngjesit, në zonën Ushtarake në Rinas u ul avioni i cili kishte afganët që i shpëtuan luftës në Afganistan. Bëhet fjalë për 121 persona, aktivistë të shoqërisë civile, mes tyre dhe fëmijë si dhe 11 foshnja, të nisur nga Kabuli. Avioni i tyre ka bërë fillimisht një ndalesë në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, prej nga është nisur më pas rreth mesnatës drejt Tiranës. Tashmë ata janë akomoduar në Durrës dhe pritet që grupet e tjera që do vijnë të strehoen në Tiranë dhe Berat.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike elsa hastad evakuimi i afganëve ne shqiperi elsa hastad evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 27 Gusht 2021, 06:39

TIRANË– Një lajm shumë i papritur u publikua mëngjesin e sotëm në printin e ‘Panorama’. Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri, duke hequr dorë n...