Politike

Turqia kërkon ‘ndihmë’ nga Shqipëria, Erdogan pritet të marrë 100 policë të Operacionales, pjesë e misionit turk në

27 Gusht 2021, 11:52 Nga DOSJA
Turqia kërkon ‘ndihmë’ nga Shqipëria, Erdogan pritet

TURQIA– Turqia nisi zyrtarisht bisedimet me talebanët duke theksuar se Ankaraja zyrtare është duke e vlerësuar ofertën e grupit islamik për të menaxhuar Aeroportin e Kabulit. Lajmi u konfirmua nga vetë presidenti Rexhep Tayip Erdogan i cili theksoi se “Turqia nuk e ka luksin që të qëndrojë duarkryq në rajonin e paqëndrueshëm”. 

Por çfarë po ndodh në terren? Burime të mirëinformuara i thanë Dosja.al, se pikërisht për këtë mision Turqia i ka kërkuar ndihmë edhe Shqipërisë. Shteti turk kërkon 100 efektivë, pjesë e Forcave Operacionale dhe FNSH-së për ti patur pjesë e grupit që do të shkojë në Aeroportin e Kabulit. Grupi me 100 efektivë specialë policie do të operojë bashkë me grupin e policëve turq. 

Ajo që ende nuk dihet është se a është dhënë “Po-ja” nga shteti shqiptar dhe sesi do të shkojnë bisedimet mes Turqisë dhe Talebanëve. Nga deklarata e presidentit turk, talebanët kërkojnë një menaxhim të aeroportit, ndërsa garantojnë se me sigurinë do të jenë vetë në krye. Por Erdogan kërkon më shumë informacion sesi do të kontrollohet qendra ajrore në Kabul dhe si mund të arrihet një siguri e nivelit të lartë. Sa do të zgjasë misioni? Kush do të jenë të përzgjedhurit? Na ngelet veçse të presim.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aeroporti i kabulit lufta ne afganistan rexhep taip erdogan aeroporti i kabulit lufta ne afganistan rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll

Politike 27 Gusht 2021, 06:39

TIRANË– Një lajm shumë i papritur u publikua mëngjesin e sotëm në printin e ‘Panorama’. Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri, duke hequr dorë n...