Politike

Becchetti fillon ekzekutimin e gjobës/PD: Rama është përgjegjësi për dëmin prej 120 milionë euro, duhet të shkojnë par

27 Gusht 2021, 08:49 Nga DOSJA
Becchetti fillon ekzekutimin e gjobës/PD: Rama është

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi kërkon nga SPAK, që të hetojë përgjegjësinë penale të të gjithë atyre që me luftën personale ndaj biznesmenit Bechetti i shkaktuan shtetit shqiptar një dëm prej 120 milionë euro.

Bardhi kërkon që hetimi duhet të fillojë nga kryeministri Rama dhe më pas të shkojnë përpara drejtësisë të gjithë ata që kanë përgjegjësi në këtë çështje.

Postimi i plotë:

Në traditën e këtij regjimi të korruptuar, premtimet e Ramës se nuk do të paguajmë asnjë lek për luftën e tij me Becchettin, rezultuan të gënjeshtërta. Dëmi ekonomik prej 120 milionë euro që Edi Rama i ka shkaktuar familjeve shqiptare për luftën e tij personale me sipërmarrësin italian, është i parikuperueshëm, prandaj ata që kanë përgjegjësi për këtë faturë të rëndë për Shqipërinë dhe shqiptarët, duhet të shkojnë para drejtësisë. Në 8 prill 2021, Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen Becchetti. Faktet dhe provat janë të mjaftueshme që drejtësia të hetojë dhe të vërë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin, duke shkaktuar këtë dëm të madh ekonomik për familjet shqiptare.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike çështja ‘becheti’ edi rama francesco bechetti çështja ‘becheti’ edi rama francesco bechetti

Sondazh

Poll

Politike 27 Gusht 2021, 06:39

TIRANË– Një lajm shumë i papritur u publikua mëngjesin e sotëm në printin e ‘Panorama’. Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri, duke hequr dorë n...