Bota

Sulmet në Afganistan, Pentagoni mohon shpërthimin e dytë pranë hotel Baron: Duhet ta korrigjojmë këtë 

27 Gusht 2021, 15:25 Nga DOSJA
Sulmet në Afganistan, Pentagoni mohon shpërthimin e dytë

SHBA- Pentagoni ka mohuar sulmin e dytë të djeshëm në Kabul pranë hotel Baron. Gjatë një deklaratë gjenerali amerikan William Taylor është shprehur se ushtria amerikane beson se nuk kati sulm të dytë ditën e djeshme në Afganistan por ishte vetëm një sulm.

“Ne nuk besojmë se ka pasur një shpërthim të dytë. Ne menduam se ishte e rëndësishme të korrigjonim ngjarjen me ju të gjithë këtu,”u shpreh ai.

Sa për vazhdimin e evakuimeve, ai u shpreh se plani do të vazhdojë njësoj si më parë dhe se nuk do të ketë asnjë pengesë për tërheqjen e trupave. Taylor gjithashtu shtoi se ISIS nuk ka për t’i ndaluar ata të evakuojnë njerëzit.   

“Ka më shumë se 5,000 anëtarë të shërbimit amerikan në rrezik, duke u shërbyer sa më shumë njerëzve që munden. Ne e kemi parë nga dora e parë se sa i rrezikshëm është ai mision. Por ISIS nuk do të na pengojë,” tha ai.

LAJM KRYESOR: Rinisin evakuimet nga Kabuli pas dy sulmeve kamikaze! Mbi 103 të vdekur dhe 150 të plagosur, ISIS-K merr përsipër autorësinë, Biden zotohet për hakmarrje: Do t’ju bëjmë të paguani

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota evakuimet e afganëve shperthim ne kabul talebanet pushtojne afganistanin william taylor evakuimet e afganëve shperthim ne kabul talebanet pushtojne afganistanin william taylor

Sondazh

Poll

Bota 27 Gusht 2021, 15:00

MALI I ZI- Mediat malazeze kanë publikuar pamje nga operacioni i sekuestrimit të 1.2 ton kokainë që ishte fshehur në një konteiner me banane.Vijesti shkruan se ...