Bota

27 Gusht 2021, 15:00 Nga DOSJA

MALI I ZI- Mediat malazeze kanë publikuar pamje nga operacioni i sekuestrimit të 1.2 ton kokainë që ishte fshehur në një konteiner me banane.

Vijesti shkruan se Oficerët e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave bënë në marrëveshje me punonjësit e Administratës së Policisë, dhe lanë të kalonte një kamion me më shumë se një ton kokainë në terminalin doganor, në mënyrë që të shikonin se ku do të përfundonte droga.

Pasi drejtuesit e kamionit me targa ‘PG-353GA’, u ndjenë të lehtësuar se kaluan kufirin e larguan kamionin nga Terminali Doganor, inspektorët dhe punonjësit e doganës vazhduan aksionin e tyre për të dërguar porosinë tek ‘klienti’ por, nuk ishin vetëm. Policia i ndoqi dhe arriti të vendoste në pranga dy persona, të cilët tashmë do të merren në pyetje.

Bëhet fjalë për një vajzë e një burrë, konkretisht, Marijana Krstović 27 vjeçe dhe Buda Krstović 66 vjeç. Droga u sekuestrua në një magazinë në fshatin Zeta të Mojanovići, aksion që u bë publik sot.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora 1 ton kokaine ne malin e zi buda krstović marijana krstović 1 ton kokaine ne malin e zi buda krstović marijana krstović

Sondazh

Poll