Bota

1.2 ton kokainë të fshehur mes bananeve, Abazoviç: Arritje e paparë, vlen mbi 100 milionë euro, krimit i ka mbaruar loja

27 Gusht 2021, 14:48 Nga DOSJA
1.2 ton kokainë të fshehur mes bananeve, Abazoviç: Arritje e

MALI I ZI- Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka zbuluar se vlera e 1.2 ton kokainë që u kap sot në kufi me Shqipërinë i kalon 100 milionë eurot. Mediat lokale shkruajnë se Abazovic e konsideron një arritje të paparë këtë kapje, pasi kanë goditur financat e krimit.

“Këto janë gjërat që presin qytetarët nga ne, se droga vlen mbi 100 milionë euro. Gjykoni vetë, nëse ata kishin mbrojtje shtetërore më parë, tani është “lojë e përfunduar,”- tha Abazoviç.

Droga ishte nisur nga vendet e Amerikës Latinë për në portin e Tivarit dhe ishte e ndarë në 1 mijë e 205 pako, një pjesë e të cilave kishte sipër mbishkrimin “Covid”. Kokainë ishte fshehur në konteinerët me banana. Policia la drogën që të kalonte në mënyrë që të mësonin destinacionin e kokainës dhe vuri në pranga dy persona.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora 1 ton kokaine ne malin e zi 1 ton kokaine ne malin e zi

Sondazh

Poll