Bota

Nuk ndalet TERRORI! Paralajmërohen sulme të reja në Kabul: Mund të jenë makina bombë ose raketa

27 Gusht 2021, 14:34 Nga DOSJA
Nuk ndalet TERRORI! Paralajmërohen sulme të reja në Kabul: Mund

AFGANISTAN– Një ditë pas dy atentateve kamikaze, zona e aeroportit në Kabul, nuk ka gjetur qetësi. Gjenerali detar amerikan Kenneth “Frank” McKenzie është shprehur se është e pritshme që Shteti Islamik (ISIS) të vijojë me sulmet, por këtë herë nuk do të bëhet fjalë për ushtarë që shpërthejnë veten.

Ai shton se me shumë mundësi, sulmet e radhës do të jenë me makina bombë ose raketa, akoma më të rrezikshme se të mëparshmet që shkaktuan 103 të vdekur.

“Ne besojmë se është dëshira e tyre për të vazhduar ato sulme, dhe ne presim që ato sulme të vazhdojnë. Mund të bëhet fjalë për makina bombë, raketa… Dhe ne do të vazhdojmë të koordinohemi, vijojmë me evakuimet,”- tha ai, shkruan Washington Post.

Një ditë më parë u regjistruan dy shpërthime pranë portës së aeroportit. Nga sulmet vdiqn 103 persona, mes tyre dhe ushtarë amerikanë. Të plagosur kanë mbetur mbi 150 të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitale. Përgjegjësinë për sulmet e mori Shtetit Islamik.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kenneth “frank” mckenzie shperthim ne kabul kenneth “frank” mckenzie shperthim ne kabul

Sondazh

Poll