Bota

Rritja e numrit të të infektuarve dhe e viktimave nga Covid-19, Kosova ashpërson masat, zgjatet ora policore, restorantet mby

27 Gusht 2021, 14:08 Nga DOSJA
Rritja e numrit të të infektuarve dhe e viktimave nga Covid-19, Kosova

KOSOVË– Ditën e sotme është zhvilluar një takim mes Ministrit të Shëndetësisë në Kosovë Arbena Vitia dhe kryetarëve të Komunave, ku u diskutua rreth masave të reja kundër Covid-19. Këto do të hyjnë në fuqi pas datës 1 shtator, pasi ditët e fundit ka patur rritje shumë të madhe të rasteve aktive dhe vdekjeve.

Mediat e Kosovës raportojnë se Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se në takim është vendosur për masat e reja kundër COVID-19, ku sipas tij është propozuar që nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të vendoset ora policore e që gastronomia të punoj deri në orën 21:30.

Fjala e Plotë: 

“Mësimi po shtyhet deri më 13 shtator. Gastronomia do të punojë deri në orën 21.30. Ndërsa do të vendoset edhe ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00. 1 mijë e 16 punëtorë shëndetësorë dhe inspektorë do të shtohen. Kërkesa e komunave rreth furnizimit me barna do te plotësohet, pra 92 për qind e kërkesave par furnizim do të plotësohen. Ne si Asociacion kërkuam shtimin e inspektorëve komunal që masat të zbatohen si dhe hapjen e qendrave të reja të vaksinimit, ministri tha se kjo varet prej numrit të  vaksinave. Kërkesa jonë ishte edhe që të bëhet decentralizimi i rekrutimit të personelit shëndetësorë”

Kosova ka shënuar rritje shumë të mëdha të rasteve më Covid19 ditët e fundit ku vetëm në 24 orët e fundit 16 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit dhe ka patur 2098 raste të reja. Këto shifra alarmante kanë bërë që të rishqyrtohen edhe masat e reja për të synuar zvogëlimin e rasteve.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora masat anti-covid kosove masat anti-covid kosove

Sondazh

Poll