Bota

OBSH jep ALARM për Afganistanin: Kërcënohet nga kriza shëndetësore, mungesa e ilaçeve dhe e stafit mjekësor nëpër spita

27 Gusht 2021, 14:39 Nga DOSJA
OBSH jep ALARM për Afganistanin: Kërcënohet nga kriza

ASGANISTAN– Organizata Botërore e Shëndetësisë nga ngritur alarmin se në Afganistan po shpenzohen me shpejtësi edhe ilaçet dhe pajisjet shëndetësore dhe së shpejti institucionet mund të përballen edhe me mungesë personeli. 

Drejtori  urgjencave të OBSH-së për rajonin e Mesdheut Lindor, Rick Brennan ka bërë me dije se furnizimet përmes aeroportit të Kabulit nuk janë më një opsion për shkak të situatës së sigurisë.

OBSH-ja kishte planifikuar të bëjë furnizimet përmes transportit ajror mirëpo ato janë anuluar pas marrjes nën kontroll të Kabulit nga ana e talebanëve më 15 gusht.Ai tha se po shohin mundësinë e dërgimit të ndihmave mjekësore përmes aeroportit tjetër ,Mazar-i-Sharif, që gjendet në veri të Afganistanit. 

“Na kanë mbetur vetëm pak ditë furnizime dhe po shqyrtojmë të gjitha mundësitë për të sjellë më shumë ilaçe në vend”, tha Rick Brennan.

Sa i takon mungesës së stafit mjekësorë, zyrtari i OBSH-së tha se shumë prej tyre po ikin nga vendi, ndërsa një numër i grave që punojnë në këtë sektor nuk po paraqiten në punë, mbase nga frika prej talibanëve. Shumë afganë kanë frikë nga hakmarrja e talibanëve pasi kanë bashkëpunuar me forcat e huaja gjatë 20 vjetësh të pranisë së tyre në këtë vend.

LAJM KRYESOR: Rinisin evakuimet nga Kabuli pas dy sulmeve kamikaze! Mbi 103 të vdekur dhe 150 të plagosur, ISIS-K merr përsipër autorësinë, Biden zotohet për hakmarrje: Do t’ju bëjmë të paguani

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota afganistan rick brennan shperhim ne kabul afganistan rick brennan shperhim ne kabul

Sondazh

Poll