Sport

Shorti i Europa League, ja si ndahen skuadrat

27 Gusht 2021, 10:11 Nga DOSJA

TURQI – Në Stamboll të Turqisë po hidhet shorti i fazës së grupeve të Kupës Europa League. Katër vazot nga 8 skuadra do ndahen në grupe, ku secila skuadër do të mësojë kundërshtarin e saj për këtë fazë.

32 skuadrave të kualifikuara në mënyrë direkte i janë shtuar edhe 10 të tjera nga faza e “play-out” e mbyllur ditën e enjte.

Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhen më 16 shtator, ndërkohë që gjithçka nga kjo fazë grupesh do të përfundojë deri më 9 dhjetor, kur do të luhen edhe takimet e fundit.

Fitueset e grupit do të kalojnë menjëherë në fazën e 16-tshes, ndërkohë që vendi i dytë në grup do të luaj me vendin e tretë të grupit të skuadrave të Champions League, ndërkaq që venid i tretë i grupeve të Europa League do të zbresë në Conference League.

Sulmuesi i Villareal, Gerard Moreno, është shpallur lojtari i sezonit 2020/2021 i Kupës Uefa Europa League. Ai fitoi garën me dy nominimet e tjera, lojtarët e Manchester United, Bruno Fernandes dhe Edison Cavani.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll