Bota

650 mijë vaksina pritet të vijnë në fillim të shtatorit në Kosovë, Bislimi: Donacion nga SHBA dhe Gjermania

27 Gusht 2021, 11:14 Nga DOSJA
650 mijë vaksina pritet të vijnë në fillim të shtatorit

KOSOVË– Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se në fillim të muajit shtator pritet të vijnë edhe 650 mijë vaksina kundër COVID-19.

Në një status në Facebook, Bislimi ka shkruar se 150 mijë prej tyre do të vijnë si donacion nga Gjermania, pas dikutimeve mes të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia me ambasadorët e Gjermanisë dhe Austrisë.

Takim me ministrin Vitia dhe me ambasadorët e Gjermanisë dhe Austrisë – temë diskutimi: mbështetja e vendeve mike me vaksina shtesë. Rezultati: Gjermania do i sjellë 150.000 vaksina shtesë javën që vie”, ka shkruar Bislimi.

Ndërkohë, 500 mijë të tjera do të vijnë më 6 shtator nga programi COVAX, si rezultat i donacionit nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Takim me ministrin Vitia dhe drejtoreshën e USAID në Kosovë – temë diskutimi: angazhimi i USAID për dërgesën më të shpejtë të kontigjentit prej 500,000 vaksina nga COVAX si rezultat i donacionit nga presidenti Biden. Rezultati: Vaksinat pritet të mbërrijnë më 6 shtator ”, ka shkruar më tutje ai.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës. Deri më sot, 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota besnik bislimi vaksinimi ne kosove besnik bislimi vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll