Bota

Kishte dalë shëtitje me të dashurin kur u sulmua papritur nga një tufë qensh endacak, humb jetën 20-vjeçarja në Itali

27 Gusht 2021, 10:45 Nga DOSJA
Kishte dalë shëtitje me të dashurin kur u sulmua papritur nga

ITALI– Një vajzë 20-vjeçare vdiq këtë pasdite në zonën e Catanzaros në Itali pasi u sulmua nga një tufë qensh endacakë. Gruaja e re, Simona Cavallaro, ishte në shoqërinë e të dashurit të saj në një zonë të pyllëzuar në Satriano kur u sulmua nga qentë.

Sipas mediave italiane, ajo u sulmua nga një tufë qensh endacak dhe humbi jetën dje nga plagët e marra pas sulmit. Ajo u dërgua menjëherë në spital ku mjekët u përpoqën ta shpëtonin por fatkeqësisht ajo ndërroi jetë.

Karabinierët e Kompanisë Soverato po hetojnë çështjen dhe kanë filluar hetimet e nevojshme për të rindërtuar incidentin. Sipas dëshmitarëve, e reja ishte në Satriano, qendra e bregdetit Jon të Catanzaro, për një udhëtim jashtë qytetit me disa miq. Grupi më pas vendosi të ndalet pranë një zone pikniku në Monte Fiorino në territorin e komunës së Satrianos, menjëherë pasi vajza vendosi të largohej me të dashurin e saj për të shëtitur në pyjet aty pranë, u sulmua.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota simona cavallaro sulmohet nga qente ne itali vdes 20 vjecarja ne itali simona cavallaro sulmohet nga qente ne itali vdes 20 vjecarja ne itali

Sondazh

Poll