Bota

Albulena Haxhiu i kërkon llogari vetes, del në protestë me qytetarët për rastin e Marigona Osmanit

26 Gusht 2021, 20:45 Nga DOSJA
Albulena Haxhiu i kërkon llogari vetes, del në protestë me

KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në protestën e mbajtur ditën e sotme në Prishtinë, ku është gjuajtur me bojë të kuqe para institucionit të qeverisë. Edhe pse Haxhiu është personi në krye të institucionit ku drejton organet kompetente në mënyrë që një rast si ai i 18-vjeçares mos të ndodh, ajo ka dalë në protestë dhe i ka kërkuar llogari institucionit që drejton dhe qeverisë që bënë pjesë. Në protestën e sotme, protestuesit i thanë kryeministrit Albin Kurti se i ka duartë me gjakë, ndërkohë që vetë Ministrja e Drejtësisë në Kosovë mori pjesë në protestë. Ndërkohë që në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë bëhet me dije se Haxhiu doli në protestë për të mbështetur kërkesat e protestuesve.

Njoftimi i MD-së:

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ishte e pranishme sot fizikisht në protestën e organizuar pranë Ministrisë së Drejtësisë. Qëllimi i pjesëmarrjes së ministres Haxhiu ishte mbështetja e kërkesave të protestuesve. Vrasja e Marigonës na e shpërfaqë papërgjegjësinë institucionale përball kryerësve të veprave penale. Kjo vrasje është alarm për shoqërinë por edhe për secilin institucion, prandaj do të ndërmerren veprime serioze dhe urgjente. Institucionet e sigurisë dhe drejtësisë kanë neglizhuar raste të tilla të dhunës çka ka stimuluar që sjellje të tilla në vendin tonë të mos ndalen. Janë shumë jetë të humbura e së fundi kemi rastin e Marigonës. Ne do të angazhohemi që të ketë drejtësi dhe dënim meritor për kriminelët. Parandalimi dhe adresimi i dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore dhe ngacmimeve seksuale është njëra nga prioritetet e Ministrisë se Drejtësisë. Ne do të angazhohemi në parandalimin e rasteve të çfarëdo lloji të dhunës. Vetëm me një gjyqësor të drejtë ku nuk lirohen të fuqishmit, por mbrohen viktimat, ne do të arrijmë një shoqëri të sigurtë e të barabartë”, thotë MD-ja.

Minuta 06:30

Marigona Osmani u vra pesë ditë më parë në Ferizaj, nga dy të rinj të cilët pasi kanë dhunuar për 24 orë 18-vjeçaren, e kanë hedhur në derën e spitalit të Ferizajt, ku dhe humbi jetën, për shkak të plagëve të marra. Dardan Krivaqa dhe Arbër Hajdari, të cilët tashmë janë arrestuar, janë kapur nga kamerat, duke hedhur 18-vjeçaren përtokë në derën e spitalit me 21 gusht. Viktima ka qenë e martuar prej dy muajsh me Dardan Krivaqën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albulena haxhiu marigona osmani albulena haxhiu marigona osmani

Sondazh

Poll

Bota 26 Gusht 2021, 19:43

Sulmet në Kabul, ISIS merr përgjegjësitë 

KABUL- Shteti Islamik ISIS ka marrë përgjegjësitë për sulmet e sotme në aeroportin e Kabulit. The Guardian shkruan se ISIS me atë një llogarisë së Telegramit ka...