Bota

Aeroporti nën kontrollin e talebanëve! Rinisin evakuimet nga Kabuli pas dy sulmeve kamikaze! Mbi 175 të vdekur, ISIS-K merr p

27 Gusht 2021, 06:26 Nga DOSJA
Aeroporti nën kontrollin e talebanëve! Rinisin evakuimet nga Kabuli

AFGANISTAN– Pjesa dërmuese e aeroportit të Kabulit është nën kontrollin e talebanëve, sipas një raporti në Afganistan, gjë që është përgënjeshtruar nga Pentagoni. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby mohoi të gjitha lajmet e publikuara në media, duke thënë se aeroporti është nën komandot amerikane. Ndërsa nga ana tjetër talebanët deklaruan se në fundjavë do të marrin nën kontroll te gjitha portat e aeroportit.

Nga sulmi i djeshëm kanë mbetur të vrarë 175 persona, mes të cilëve 13 janë amerikanë, 3 britanik dhe të tjeret janë afganë, ndërsa deri tani është raportuar për rreth 200 të plagosur, të cilët po marrin ndihmë në spitalin e Kabulit.

SHBA, Britania e Madhe, organizata e OKB-së, organizata e NATO-së dhe shtete të tjera janë shprehur të gatshme për të bashkëpunuar me talebanët në mënyrë që të mbajnë aeroportin të sigurtë nga sulme të tjera, të cilat mund të shkaktohen nga shteti islamik ISIS.

Sulmi i së enjtes, i cili u mor përsipër nga degët e ISIS në Afganistan, Shteti Islamik në Provincën Khorasan, ISKP (ISIS-K), i cili tha se kamikazët e tij veçuan “përkthyes dhe bashkëpunëtorë me ushtrinë amerikane”.

Presidenti amerikan, Joe Biden u zotua të hakmerret ndaj sulmit në Kabul, duke konfirmuar se bombardimet janë kryer nga ISIS-K.

Ne do t’ju gjuajmë dhe do t’ju bëjmë të paguani. Unë do të mbroj interesat tona për njerëzit tanë me çdo masë në komandën time, “- tha ai.

Biden ditën e sotme nga trupat në Kabul është informuar se një sulm tjetër mund të ndodh dhe për këtë ai organizoi të gjithë komandantët qe ndodhen në Afganistan për të marr masa parandaluese.

Kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi ka urdhëruar që flamujt në Kongresin amerikan në Uashington të valviten me gjysmë shtizë për nder të ushtarëve amerikanë dhe të tjerëve të vrarë në sulm.

Ndërkohë që ditën e sotme evakuimi i njerëzve nga Kabuli ka vazhduar me të njejtat ritme si më parë. Pentagoni është i vendosur që të evakuojnë të gjithë forcat amerikane si dhe të gjithë afganët të cilët janë të rrezikuar nga regjimi taleban. Shtete si Turqia dhe Gjermania i kanë përfunduar evakuimet e ushtarëvr të tyre nga Kabuli.

Forcat e huaja po synojnë të evakuojnë qytetarët, punonjësit e ambasadës deri më 30 gusht. Një diplomat i paidentifikuar i NATO -s tha se të gjitha forcat e huaja tani po synojnë të evakuojnë qytetarët e tyre dhe punonjësit e ambasadës nga vendi deri të hënën, 30 gusht, një ditë para afatit amerikan.

Më parë, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken konfirmoi se 100,000 njerëz janë evakuuar nga Kabuli. Në një deklaratë, ai i quajti shpërthimet “një kujtesë shkatërruese e kushteve të rrezikshme në të cilat anëtarët e shërbimit dhe diplomatët tanë po veprojnë ndërsa përfundojmë misionin ushtarak 20-vjeçar të Shteteve të Bashkuara në Afganistan”.

(I.A:d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota anthony blinken joe biden reagon pas sulmit ne kabul nancy pelosi shperthim ne kabul talebanet pushtojne afganistanin anthony blinken joe biden reagon pas sulmit ne kabul nancy pelosi shperthim ne kabul talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

Bota 26 Gusht 2021, 19:43

Sulmet në Kabul, ISIS merr përgjegjësitë 

KABUL- Shteti Islamik ISIS ka marrë përgjegjësitë për sulmet e sotme në aeroportin e Kabulit. The Guardian shkruan se ISIS me atë një llogarisë së Telegramit ka...