Aktualitet

Furnizohet me naftë për 52 lekë për litër, jahti superluksoz “Flying Fox” ndodhet edhe sot në Sarandë

26 Gusht 2021, 21:05 Nga DOSJA
Furnizohet me naftë për 52 lekë për litër, jahti

SARANDË– Jahti superluksoz “Flying Fox”, 136 metra i gjatë ndodhet edhe sot në bregdetin e Sarandës. Dosja.al ka siguruar foto nga porti në Sarandë ku shihet se mjeti lundruesh me kapacitet për 25 persona nuk është larguar ende nga brigjet shqiptare.

Siç duket jahti që kushton më shumë se 3 milionë euro për ta marrë me qira për një javë, nuk është furnizuar ende me karburant. Ky jaht erdhi një ditë më parë dhe u ankorua në brigjet e Jugut të Shqipërisë. Sigurisht që arsyeja që i sjell këto mjete në Shqipëri është nafta të cilën e marrin për vetëm 52 lekë për litër.

Vetë qeveria shqiptare ka vendosur heqjen e akcizën e karburantit për jahtet e huaja, duke bërë që në portet shqiptare të sodisin shumë lundruesë miliarderësh.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll