Politike

Nis punën ambasadori i ri i Holandës në Tiranë, Meta: Mirënjohje për ndihmën e shpejtë dhe shumë të vyer për zjarret

26 Gusht 2021, 11:38 Nga DOSJA
Nis punën ambasadori i ri i Holandës në Tiranë, Meta:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Holandës në Shqipëri, Reinout Vos me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Kreu i Shtetit i uroi Ambasadorit Vos suksese në misionin e tij në Shqipëri për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve tona.

Meta vlerësoi rritjen e investimeve holandeze në Shqipëri dhe nënvizoi nevojën e qëndrueshmërisë dhe vijueshmërisë më tej të bashkëpunimit ekonomik e tregtar me këtë vend të rëndësishëm dhe shfrytëzimin e potencialeve ekzistuese në interesin e përbashkët.


Kreu i Shtetit e falenderoi Ambasadorin veçanërisht për qëndrimin e fundit inkurajues të Holandës dhe të Parlamentit të saj për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe mbështetjen, që vendi i tij, i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Ndër të tjera Meta i shprehu mirënjohjen Ambasadorit Reinout Vos për ndihmën e shpejtë dhe shumë të vyer, me trupa dhe helikopterë, që vendi i tij dha në përballimin e situatës së vështirë të krijuar nga zjarret në Shqipëri.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta reinout vos ilir meta reinout vos

Sondazh

Poll

Politike 25 Gusht 2021, 20:40

TIRANË– Në Tiranë, kryeministri Edi Rama, bëri të ditur sot se do të shpallë javën tjetër qeverinë e re socialiste, pasi fitoi një mandat të tretë qe...