Aktualitet

I mbijetoi aksidentit tragjik, flet e reja nga spitali: Hapa sytë dhe pashë njerëz sipër vetes, bërtita…para dy ditësh i

26 Gusht 2021, 19:27 Nga DOSJA
I mbijetoi aksidentit tragjik, flet e reja nga spitali: Hapa sytë dhe

TIRANË– Greta Daberdini, 25-vjeçarja që mbijetoi në aksidentin tragjik ku humbën jetën pesë persona e ka konsideruar një mrekulli të Zotit faktin që ajo është gjallë. Nga spitali ku është shtruar, e reja ka treguar momentet e tmerrit që ka përjetuar pasi furgoni brenda të cilit ndodhej përfundoi në humnerë.

Ajo shton se ka parë trupat e pajetë të pasagjerëve të tjerë mbi veten dhe ka nisur të bërtasë duke kërkuar ndihmë. Në momentin që e kanë shpëtuar, Daberdini thotë se ka ndjerë pak dhimbje barku duke qneë se është edhe shtatzënë, por tani është mirë.

“Isha në vend të parë të furgonit po udhetoja për në Sarandë. Rreth meje nga një krah kisha shoferin dhe nga ana tjetër një grua (viktime). Nuk mbaj mend asgjë si ndodhi, kam hapur syte kur ishim rrëzuar ne greminë shoh që kisha njerez sipër meje. Aty bërtita, rreth meje erdhen dy cuna qe po tentonin tëme nxirrnin nga aty. Me nxorrën dhe pashë që po me dhimbte krahu kur me tërhoqën. Qendrova pak aty, pritëm autombulancën. Çanten e dores ma kishte marr një nga cunat, telefonin nuk mbaj mend e humba. Erdha ne spital, me bënë grafi dhe rezultoi që kam thyer krahun, të cilin e kam ne allci. Me dhemb pak qafa por jam mirë. Nuk e di ça të them, eshte mrekulli e zotit, para dy ditesh isha ne mal te Tomorrit. Zoti bëri mrekulli tek une. Faktin si ndodhi aksidenti nuk mbaj mend fare gje, mbaj mend vetem kur hapa syte. Lajmerova te afermit pasi kishin pare lajmet dhe telefoni ju dilte i fikur , i lajmerova ketu ne spital qe jam mire,”- tha ajo.

LAJM KRYESOR: TRAGJEDI në Qafë Muzinë! Fuoristrada i pret rrugën furgonit me pasagjerë, mjeti bie në humnerë, humbin jetën pesë persona, mbijeton gruaja shtatzënë. E reja që drejtonte “Land Rover”-in përfundon në spital me dy shoqet

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e qafe muzines tragjedia e qafe muzines

Sondazh

Poll