Sport

Taulant Xhaka refuzon ftesën për Kombëtaren e Shqipërisë…

26 Gusht 2021, 13:26 Nga DOSJA
Taulant Xhaka refuzon ftesën për Kombëtaren e

ZVICER – Mesfushori 30-vjeçar, Taulant Xhaka, ka refuzuar t’i bashkohet ekipit Kombëtar kuqezi, duke iu përgjgjur negativisht ftesës së trajnerit Edi Reja.

Nuk është rasti i parë i kapriciove të mesfushorit të Baselit, i cili mungon në Kombëtare së Shqipërisë që nga 9 tetori i vitit 2019, kur ishte në rolin e lojtarit rezervë në ndeshjen ndaj Islandës. Pas atij takimi, ai i është përgjigjur negativisht edhe një ftese tjetër të trajnerit Reja, me justifkimin e dëmtimit.

Në vitin 2017, sërish kemi një përgjigje negative ndaj festës së trajnerit, që më pas e detyroi mesfushorin Xhaka të përgënjeshtronte mediat dhe të sqaronte se do të ishte gjithmonë i gatshëm për kuqezinjtë.

‘Top-Channel’ ka mësuar se Edi Reja, trajneri aktual i Kombëtares, i ka dërguar ftesë për arsyet e gjëndjes së tij të mirë sportive dhe problematikave me dëmtimet, më kryesori në atë sektor, Amir Abrashi dhe Taulant Xhaka sërish refuzon.

Nuk janë të qarta arsyet zyrtare të refuzimit, por gjithsesi, emri i Taulant Xhakës nuk është më në listën e trajnerit Edi Reja për tri ndeshjet zyrtare eliminatore për fazën e grupeve të Botërorit “Katar 2022” ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport amir abrashi ftesës së trajnerit edi reja hungarisë dhe san marinos polonisë taulant xhaka top channel amir abrashi ftesës së trajnerit edi reja hungarisë dhe san marinos polonisë taulant xhaka top channel

Sondazh

Poll