Sport

Serie A, kampionati që drejtohet nga “pleqtë”, ja kush janë kampionatet me trajnerët më të rinj

26 Gusht 2021, 12:04 Nga DOSJA

ITALI – Pritet me ankth zgjidhja e çështjes-Ronaldo, 36 vjeç, kthimi i Ibrahimovic, gati 40 vjec, golat e Quagliarellas 38 vjec. Jetojmë ditët e fundit të një tregu të gjërave të rralla, me protagonistë të sprovuar, midis 32 viteve të Arnautovic dhe 35 të Dzekos, duke kaluar nëpër Rui Patricio, Giroud dhe Pedro.

Serie A nuk është për të rinjtë dhe fusha e ka thënë këtë për ca kohë.

Pankinat e konfirmojnë gjithashtu, largohen De Zerbi, Pirlo dhe Gattuso dhe emërohen, përsëri, Sarri, Spalletti, Mourinho dhe Allegri.

Trajneri i Juventusit Maximiliano Allegri është 54 vjeç dhe është më i riu mes senatorëve. Trendi është i qartë: ndaloni bastet dhe eksperimentet, për teknikun fokusi te siguria. Dhe, me llogaritë që kanë ndezur llapën e kuqe, të gjitha investimet bëhen te trajnerët më të mirë më tepër se te lojtarët.

Kështu fillon ky sezon i Serie A me moshën më të vjetër, të paktën pas skandalit të Calciopolit: asnjëherë më parë nuk ka patur Serie A më tepër se sa sot trajnerë mbi moshën 60-vjeçare. Janë 5 të tillë, Andreazzoli, Castori, Gasperini, Sarri dhe Spalletti) dhe jo më shumë se 54-vjeçarë e poshtë (Simone Inzaghi, Italiano, Dionisi, Zanetti dhe Thiago Motta) ashtu siç ndodhi vetëm ndërmjet viteve 2008-2015.

Mosha mesatare është gjithashtu rekord: ndodhet në kuotën e 53-vjeçarëve kundrejt 50-vjeçarëve që ishte sezonin e kaluar dhe 45 vjeç  e gjysmë, që ka qenë minimumi i arritur në 2005.

Nëse marrim parasysh “7 motrat” ​​që synojnë titullin, mesatarja është më e ulët vetëm nga trajneri i Interit, Inzaghi, ai rritet në 57 vjeç. Megjithatë ekipi i trajnerëve të Serisë A, nuk është grupi më i vjetër në Evropë. Rekordi është në Ligën 1 franceze, me një mesatare afër 54-vjeç dhe vetëm dy trajnerë nën 45 vjeç.

Më të rinj janë trajnerët e La Ligës spanjolle (mesatarja pak më pak se 52 vjeç) dhe ata të Premier Leagës angleze (50 vjeç). Toka e premtuar për lojtarët në zhvillim, megjithatë, mbetet Bundesliga gjermane.

10 skuadra nga 18 drejtohen nga trajner që nuk janë as 45 vjec, më i vjetri është Streich i Frajburgut i cili është 56 vjeç. Nga ky laborator që sjell ide të reja janë krijuar edhe emra si Klopp, Flick apo Tuchel, , tre fituesit e fundit të trofeut të Champions League, tani Nagelsmann, i cili është vetëm 34 vjeç dhe është në krye të Bayernit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll