Sport

Juventusi mbush arkën me 400 milion euro…gati sulmi për pasardhësin e Ronaldos?

26 Gusht 2021, 11:17 Nga DOSJA
Juventusi mbush arkën me 400 milion euro…gati sulmi për

ITALI – Më pak se një muaj pas marrëveshjes së garancisë me bankat që do të shoqërojnë operacionin, bordi i drejtorëve të Juventusit, i cili u mblodh këtë mëngjes, i kryesuar nga Andrea Agnelli, “miratoi propozimin për një rritje të kapitalit aksionar të paguar deri në maksimum 400 milion euro.”

Klubi njoftoi këtë mëngjes, duke vendosur gjithashtu mbledhjen e aksionarëve për 29 Tetor për të pranuar ofertën dhe miratuar pasqyrat financiare 2020-21. Pritet që rritja e kapitalit “mund të përfundojë deri në fund të vitit 2021”.

Exor, kasaforta e familjes Agnelli dhe aksionari kryesor i Juventusit me 63.8% të kapitalit, tashmë është zotuar të nënshkruajë pjesën e rritjes së kapitalit aksionar që i përket, për 255 milionë.

Bordi i kërkoi Exor-it ti bëjë një pagesë për një rritje të ardhshme të kapitalit prej 75 milion, “në mënyrë që të forcojë kapitalin dhe strukturën financiare të kompanisë në pritje të ekzekutimit të rritjes së kapitalit”. Ekzekutimi i pagesës pritet “në ditët e ardhshme”.

Rritja e kapitalit, “është pjesë e masave që synojnë përballimin e ndikimeve të rëndësishme ekonomike dhe financiare të pandemisë Covid -19 dhe – shpjegon komunikata e klubit Juventus – do të bëjë të mundur forcimin e kapitalit strukturën e Kompanisë dhe ribalancimin e burimeve të financimit për të mbështetur arritjen e objektivave strategjikë të Planit të Zhvillimit për vitet 2019/24, të cilat janë konfirmuar: konsolidimi i bilancit ekonomik dhe financiar, ruajtja e konkurrencës sportive, rritja e markës Juventus.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 26 Gusht 2021, 08:59

PSG zbulon çmimin që mund të shesë Mbappen

FRANCE – Paris Saint-Germaini i kërkon të paktën 220 milionë euro për ta shitur Mbappen.Skuadra spanjolle e Real Madridit është e vetmja, që ka bërë një ofertë ...