Sport

Surprizë në Torino/ Agjenti i Ronaldos zbarkon në qytet, Mendes takohet me lojtarin: ndeshja ndaj Empolit mund të jetë e fu

25 Gusht 2021, 20:56 Nga DOSJA
Surprizë në Torino/ Agjenti i Ronaldos zbarkon në qytet, Mendes

TORINO-Jorge Mendes është në Torino, në shtëpinë e Ronaldos, për të folur sa i përket të rejave më të fundit për të ardhmen e tij. Kanë mbetur edhe pak ditë deri në fund të merkatos dhe koha po mbaron. Ardhja e agjentit në mënyrë të papritur rihap thashethemet për ndryshim.

Opsionet në tryezë, në rast lamtumire, janë dy: Manchester City dhe PSG. Klubi anglez është përpjekur të hyjë në negociata me Mendes por situata është ende e komplikuar. Juve është gati të diskutojë një shitje të lojtarit vetëm për një shumë prej 30 milionë eurosh. Një kërkesë që City, nuk është se ka probleme likuiditeti, por po mendohet.

Opsioni PSG, siç e dimë, është i lidhur me Mbappen. Ronaldo është emri i vetëm që krerët e klubit francez do të merrnin parasysh në rast të lamtumirës së yllit të ri të sulmit. Në çdo rast, mbërritja e Mendes në Torino tregon se situata nuk është e sigurt. Ndeshja kundër Empolit, në të cilën Allegri do të donte ti jepte fanellën e titullarit CR7, mund të jetë e fundit me fanellën bardhezi.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport juventus mendes ronaldo juventus mendes ronaldo

Sondazh

Poll

Sport 25 Gusht 2021, 18:10

EUROPË– “Dhënia e lojtarëve për kombëtaret në ndeshjet e kualifikueseve të Kupës së Botës është një çështje urgjente dhe shumë e rëndësishme: ne kem...