Sport

Locatelli nuk mjafton për të plotësuar problemet e Juventusit, Allegri kërkon një dëshirë të vjetër, luan në Gjermani

25 Gusht 2021, 19:20 Nga DOSJA
Locatelli nuk mjafton për të plotësuar problemet e Juventusit,

TORINO-Vitet e fundit dhe me të gjithë trajnerët në stol, pas lamtumirës së Pogba dhe Vidal, mesfusha ka qenë gjithmonë pika më e dobët e Juventusit. Shumë e brishtë për të garuar në Europë, një pikë e dobët e një ekipi që është ndërtuar gjithmonë për të fituar. Me rikthimin e Massimiliano Allegrit, mesfusha vazhdon të jetë e brishtë dhe tekniku kërkon nga drejtuesit një sforco tjetër në këto ditë të fundit të merkatos.

Emri që po qarkullon është ai i Axel Witsel, mesfushori që aktivizohet te Borussia Dortmund, ka qenë një dëshirë e hershme e Allegrit kur drejtonte bardhezinjtë në 2016-tën. Arthur është i dëmtuar deri në fund të tetorit dhe ndoshta do të përjashtohet nga lista e Champions League, të paktën për pjesën e parë të sezonit. Ramsey gjithashtu përfundoi në infermieri, shkalla e dëmtimit është ende për t’u vlerësuar.

Rabiot gjithmonë bind deri në një pikë të caktuar dhe gjithashtu për këtë arsye, edhe me ardhjen e Locatellit, Allegri po përpiqet të përdorë Bernardeschin si një mezzala. Vëmendja është tani te Witsel, që i skadon kontrata në vitin 2022.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport allegri juventus witsel allegri juventus witsel

Sondazh

Poll

Sport 25 Gusht 2021, 18:10

EUROPË– “Dhënia e lojtarëve për kombëtaret në ndeshjet e kualifikueseve të Kupës së Botës është një çështje urgjente dhe shumë e rëndësishme: ne kem...