Sport

Tani është zyrtarizuar: Pietro Pellegri, lojtari më i ri i Milanit

25 Gusht 2021, 16:48 Nga DOSJA

ITALI – Milani ka siguruar sulmuesin për të tashmen dhe për të ardhmen. Lajmi mësohet përmes një njoftimi për shtyp, të publikuar në faqen e internetit, ku zyrtarizohet transferimi te kuqezinjtë i Pietro Pellegri, një sulmues italian, i lindur më 2001.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë, se ka fituar në një bazë të përkohshme, me opsionin e blerjes përfundimtare, e cila bëhet një detyrim me shfaqjen e kushteve të caktuara, të drejtën për shfaqje sportive të sulmuesit Pietro Pellegri nga Monaco. Lojtari do të vesh fanellën me numrin 64”.

Ish-gjenovezi kthehet në Itali pas tre vitesh e gjysmë, në të cilën ai ka zhvilluar 23 ndeshje dhe shënuar 2 gola. Milani dhe Monako kanë arritur një marrëveshje në bazë të huasë së rëndë prej një milion eurosh, me të drejtën e blerjes për gjashtë milionë, plus një milion shpërblime, bazuar në objektivat, plus 15% në rishitje në të ardhmen.

Me të mbërritur në Milano të hënën në mbrëmje, Pellegri iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore të martën, para se të nënshkruante kontratën që e lidh atë me klubin kuqezi: “U ktheva në Itali në një klub të madh si Milani. Ky klub është një nga klubet më të mëdhenj në historinë e futbollit, është spektakolar,”- janë fjalët e para të lojtarit më të ri të Milanit.

Pellegri plotëson listën e sulmuesve në dispozicion të Stefano Pioli, i cili përveç moshës së re, mund të llogarisë edhe në Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud, ku ky i fundit ka ardhur nga Chelsea këtë verë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport i lindur më 2001 një sulmues italian numrin 64 pietro pellegri stefano pioli i lindur më 2001 një sulmues italian numrin 64 pietro pellegri stefano pioli

Sondazh

Poll