Sport

Ndeshja e parë luhet në Shkodër/ Caktohet data dhe orari, ja kur do të vijë Juventusi të luajë në “Loro Boriçi

25 Gusht 2021, 17:23 Nga DOSJA
Ndeshja e parë luhet në Shkodër/ Caktohet data dhe orari, ja kur

SHKODËR– Vllaznia e femrave ia doli të bëjë një performancë të jashtëzakonshme në turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, pasi siguroi kualifikimin falë fitores 3-1 me penallti ndaj hungarezëve të Ferencvaros.

Ndeshja e parë mes tyre do të luhet më 1 shtator në orën 19:00 në “Loro Boriçi” dhe klubi i Vllaznisë kërkon mbështetjen e tifozëve për të synuar një rezultat pozitiv kundër Juventusit.

“Të gjithë në mbështetje të vajzave kuqeblu. Më datë 1 Shtator ora 19:00 do të zhvillohet ndeshja që do të shënojë historinë për vajzat kuqeblu KFF Vllaznia – Juventus. Kjo ndeshje e vlefshme per raundin e dytë pre-eleminator të Uefa ëomen’s Champions League”, njofton klubi Vllaznisë të femrave.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport juventus vllaznia juventus vllaznia

Sondazh

Poll