Sport

25 Gusht 2021, 18:10 Nga DOSJA

EUROPË– “Dhënia e lojtarëve për kombëtaret në ndeshjet e kualifikueseve të Kupës së Botës është një çështje urgjente dhe shumë e rëndësishme: ne kemi nevojë për një demonstrim solidariteti”. Ky është apeli që Gianni Infantino, presidenti i FIFA -s i bën krerëve La Liga-s dhe Premier League, pasi nuk lejojnë futbollistët e huaj të luajnë me përfaqësueset e tyre.

“Anglia dhe Spanja ndajnë edhe përgjegjësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së integritetit sportiv të kompeticioneve në të gjithë botën’, thotë Infantino – që i ka shkruar Boris Johnson për të zgjidhur cështjen e karantinës – “Unë sugjerova aplikimin e modelit të Euro 2020”.

Qëndrimi i Infantinos erdhi pasi Liverpool refuzoi që Salah të luante me Egjiptin kundër Angolës dhe Gabonit.Të dy vendet janë, për Mbretërinë e Bashkuar, në zonën e kuqe dhe lojtari do të detyrohej të karantinohej prej 10 ditësh.Nga këtu filloi lufta midis Premier, së cilës iu shtua La Liga, e FIFA-s.

“Ne kemi trajtuar problemet globale së bashku në të kaluarën dhe duhet të vazhdojmë t’i bëjmë në të ardhmen” – ishte mesazhi i Infantinos – “Shumë nga lojtarët më të mirë në botë konkurrojnë në kampionatet e Anglisë dhe Spanjës – vazhdon Infantino -, dhe ne besojmë se këto vende ndajnë gjithashtu përgjegjësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së integritetit sportiv të garave në të gjithë botën.” Ishte mesazhi i Infantinos.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport fifa infantino la liga premier league fifa infantino la liga premier league

Sondazh

Poll