Sport

Nuk dalin llogaritë e Juventusit, aksionieri kryesor derdh në arkën e klubit bardhezi 75 milionë euro

25 Gusht 2021, 16:40 Nga DOSJA
Nuk dalin llogaritë e Juventusit, aksionieri kryesor derdh në

ITALI-75 milionë euro menjëherë në arkën e Juventusit. Kjo është ajo që klubi i Juventusit njoftoi në fund të takimit të Bordit të Drejtorëve.Këta të fundit miratuan rritjen e propozuar të kapitalit aksionar në opsionin deri në një maksimum prej 400 milionë eurosh duke patur parasysh disponueshmërinë e aksionerit të shumicës EXOR N.V. për të bërë derdhje likuiditeti në llogari, ka aprovuar kërkesën prej 75 milionë euro për të forcuar kapitalin dhe strukturën financiare të shoqërisë.

Këto para do të jenë një paradhënie dhe mbledhja e radhës e jashtëzakonshme e aksionarëve është thirrur në datën 29 tetor.Prandaj, Exor, pronar i 63.77% të aksioneve të Juventus, do të paguajë 255 nga 400 milionë të parashikuara nga rritja e kapitalit të ardhshëm, por nga këto 75 milionë do të arrijnë në ditët e ardhshme. 180 milionët e tjerë do të mbërrijnë në arkë pas përfundimit të merkatos.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport juventus serie a juventus serie a

Sondazh

Poll