Sport

“Katar 2022”: Befason Reja me listën e të grumbulluarve, dëmtimet e detyrojnë të bëjë hapa prapa…

25 Gusht 2021, 18:02 Nga DOSJA
“Katar 2022”: Befason Reja me listën e të grumbulluarve,

TIRANE – Afrojnë tre ndeshje shumë të rëndësishme për Kombëtaren kuqezi, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për botërorin “Katar 2022” dhe tashmë vëmendja e të gjithëve është përqendruar aty. Lista e trajnerit Edoardo Reja është ajo që ngjall herë pas here diskutime, dhe me sa duket, edhe këtë herë nuk do të jenë të pakta ato.

‘Top-Channel’ ka mësuar disa prej risive. Një ndër emrat, që bën zhurmë pas mungesës dhe peripecive të kohëve të fundit, është pikërisht ai i Taulant Xhakës. Mungesat e mesfushës, njëri prej tyre Amir Abrashi i dëmtuar, dhe gjendja relativisht e mirë e mesfushorit Xhaka, e ka detyruar trajnerin Reja që t’i dërgojë sërish ftesë futbollistit të Bazelit.

Herën e fundit që mori ftesë nga trajneri Reja, me të cilin Xhaka është akvitizuar vetëm në dy ndeshje, pra në total 90 minuta, nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së bërë, me justifikimin e argumentit të dëmtimit.

Ndërkohë, që me 3 minutat e akvitizimit ndaj San Marinos, Mario Mitaj edhe pse 18 vjeç, është bërë pjesë e listës së Rejas. Kjo edhe për shkak të mungesës së Emir Lenjanit të dëmtuar dhe Lorenc Trashit, i cili për shkaqe të pandemisë, duket e ka të pamundur të lëviz nga klubi i tij.

Nga kampionati shqiptar mbetet vetëm një lojtarë nën ngjyrat kuqezi, Erjon Hoxhallari, mbrojtësi i Tiranës, i cili së bashku me Mitajn, do të jenë atlernativë për repartin e mbrojtjes nga krahët. Ndërkaq që mungojnë në këtë listë sulmuesi bardheblu Taulant Seferi dhe mesfushori Sherif Kallaku.

Programi i ndeshjeve eliminatore të kuqezinjve për botërorin “Katar 2022” fillon me ndeshjen e 2 shtatorit në Poloni, për t’u kthyer më pas në Shqipëri, ku do të përballen me 5 dhe 8 shtator, respektivisht ndaj Hungarisë dhe San Marinos në “Elbasan Arena”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport amir abrashi edoardo reja elbasan arena emir lenjanit erjon hoxhallari katar 2022 lorenc trashit mario mitaj sherif kallaku taulant seferi taulant xhakës amir abrashi edoardo reja elbasan arena emir lenjanit erjon hoxhallari katar 2022 lorenc trashit mario mitaj sherif kallaku taulant seferi taulant xhakës

Sondazh

Poll