Sport

Pas shtatë vitesh, Guardiola zyrtarizon lamtumirën e papritur me Manchester City-n: Hapi tjetër do të jetë…

25 Gusht 2021, 18:57 Nga DOSJA
Pas shtatë vitesh, Guardiola zyrtarizon lamtumirën e papritur me

ANGLI– Pep Guardiola frikëson Manchester City-n. Trajneri spanjoll ishte i ftuar në kompaninë braziliane XP Investimento. Trajneri i “qytetarëve” foli për biznesin, ekonominë, por edhe futbollin. Një nga pyetjet e shumta kishte të bënte me mundësinë që trajneri, herët a vonë, të mund të ulet në stolin e një përfaqësueseje.

Por së pari, tekniku do ti lejojë vetes një pushim, siç e konfirmon edhe ai vetë. “Një ekip Kombëtar do të jetë hapi tjetër. Por së pari më duhet të pushoj pas shtatë vitesh te Manchester City, duhet të ndihem rehat dhe të shkoj të studioj, të mësoj nga trajnerët e tjerë dhe pastaj ndoshta të marr këtë rrugë. Europian, Copa América ose Kupën e Botës”.

Një mesazh që do të thotë shumë gjëra. Trajneri synon të mbyll marrëveshjen e tij me Cityn që skadon në 2023, që sipas të gjitha gjasave ai do të marrë një pushim dhe se shumë klube që ëndërrojnë ta kenë në stol mund të zhgënjehen …

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport guardiola manchester city guardiola manchester city

Sondazh

Poll

Sport 25 Gusht 2021, 18:10

EUROPË– “Dhënia e lojtarëve për kombëtaret në ndeshjet e kualifikueseve të Kupës së Botës është një çështje urgjente dhe shumë e rëndësishme: ne kem...