Sport

Talenti 17-vjeçar holandez i Stuttgartit i pafat, dëmtohet dhe humb sezonin…

25 Gusht 2021, 14:17 Nga DOSJA
Talenti 17-vjeçar holandez i Stuttgartit i pafat, dëmtohet dhe humb

GJERMANI – Pas dëmtimit të sulmuesit Sasha Kalajxhiç, në javën e parë të Bundesligës, skuadra e Stuttgardit nuk duhet të llogarisë edhe sulmuesin e ri holandez, Mohamed Sankoh, pasi sipas informacioneve të fundit, për 17-vjeçarin, sezoni ka përfunduar.

Sankoh dëmtoi gjurin në përplasjen e tij me portierin e Greuther Fürth, Sascha Burchert. Ai u zëvendësua menjëherë, por ekzaminimet mjekësorë, kanë konfirmuar më të keqen: lojtari i ri holandez ka dëmtuar rëndë ligamentet e gjurit.

Sankoh u operua në Hamburg javën e kaluar. Klubi i Stuttgartit ka njoftuar se koha e riaftësimit do të jetë nga nëntë deri në dymbëdhjetë muaj. Kështu që sezoni ka mbaruar për 17-vjeçarin. Ai madje mund të ketë nevojë t’i nënshtrohet një operacioni tjetër.

Infermieria e Stuttgartit është mbushur plot me të dëmtuar. Mungesat ndihen sidomos në fazën sulmuese, ndaj drejtuesit e klubit janë të detyruar të shohin për alternativa në merkato, kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e transferimeve.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 17-vjeçarin lojtari i ri holandez mohamed sankoh sasha kalajxhiç 17-vjeçarin lojtari i ri holandez mohamed sankoh sasha kalajxhiç

Sondazh

Poll