Sport

Emanuel Egbo tregon intrigat te Tirana: “Që kur erdhi Osmani u prish harmonia”

25 Gusht 2021, 11:41 Nga DOSJA
Emanuel Egbo tregon intrigat te Tirana: “Që kur erdhi Osmani u prish

TIRANE – Ish-trajneri kampion i bardhebluve, Emanuel Egbo, ka shpërthyer në intervistën e fundit ndaj drejtorit sportiv të Tiranës, Tefik Osmani.

Një ditë më parë ishte pikërisht drejtori sportiv aktual i Tiranës, ai që mes të tjerave deklaroi, se largimi i kapitenit Gentian Muça, sot i rikthyer, erdhi se nuk e donte trajneri Emanuel Egbo.

Ndërkohë, në intervistën e dhënë për ‘Panorama Sport’, Egbo për këtë akuzë shprehet. “Kjo është tërësisht e pavërtetë. Unë e kuptoj që Osmani tani është në pozitë të vështirë, sepse Gent Muça u rikthye prapë aty dhe ai duhet të bashkëpunojë me të, por se kush e hoqi Gentin dhe se çfarë intrigash u bënë pas shpine, këto vetëm Osmani i di.”

Sa i përket intrigave dhe situatës herë pas here jo të qetë te bardheblutë, Egbo shton: “Shikoni, nëse është prishur ndonjëherë harmonia në klub dhe në ekip, kjo ndodhi vetëm pasi Osmani u emërua drejtor.

Ka bërë çdo gjë për të shkatërruar harmoninë te Tirana me intrigat dhe dallaveret e tij. Për sa kohë isha unë aty, së bashku me Arbi Laçin, situata ka qenë nën kontroll të plotë. E them këtë, sepse Arbi Laçi dinte se si t’i menaxhonte faktorët e brendshëm dhe të jashtëm, madje dinte edhe se si të sillej edhe me njerëz që nuk ishin pjesë e stafit teknik.

Kjo ishte diferenca mes tij dhe Osmanit. Kjo është arsyeja që ne u shpallëm kampionë, ndërsa me Osmanin Tirana mbeti jashtë Europës sezonin që shkoi”
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll