Sport

Negocioi vetë me Bayern Munich, mesfushori do paguhet 20 milionë euro në vit

25 Gusht 2021, 10:57 Nga DOSJA
Negocioi vetë me Bayern Munich, mesfushori do paguhet 20 milionë euro

GJERMANI – Joshua Kimich firmosi dje rinovimin edhe për 4 vite të tjera me Bayern Munich. ‘’Bild’’ ka zbuluar edhe detajet e kontratës së mesfushorit me kampionët e Gjermanisë.

Kimich mësohet se ka negociuar vetë me klubin pa pasur nevojën e një menaxheri. Kjo ka bërë që Bayerni të tregohet ‘’bujar’’ me mesfushorin përsa i përket aspekteve financiare por jo vetëm. 26 vjecari nga kontrata e re me Bayernin do përfitojë 20 milionë euro në vit, duke hyrë tek lojtarët ndër më të paguarit.

Gjithashtu Bayerni i ka premtuar edhe shiritin e kapitenit pas daljes në pension të portierit Neuer që është aktualisht kapiteni i bavarezëve. Kimich ndërpreu bashkëpunimin me kompaninë e menaxhimit ‘’Fairsport GMbH’’ për të marrë vetë në dorë komandën e të ardhmes së tij.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bayern munich joshua kimmich kimmich bayern munich joshua kimmich kimmich

Sondazh

Poll