Sport

Ronaldo pranë largimit, sulmuesi ka komunikuar me shokët e tij portugez që luajnë tek Manchester City

25 Gusht 2021, 08:42 Nga DOSJA
Ronaldo pranë largimit, sulmuesi ka komunikuar me shokët e tij

ITALI – Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes raportohet se është në bisedime me Manchester City për të trasnferuar atje yllin portugez. Sipas gazetarit Italian Fabrizio Romano, CR7 ka pyetur për klubin dhe situatën edhe disa prej bashkëkombasve që luajnë në Manchester.

Tek ekipi që drejtohet nga Guardiola, luajnë disa futbollistë portugez si: Dias, Bernardo Silva apo Joao Cancelo me të cilët Ronaldo ka qenë në komunikim të vazhdueshëm. Kontrata e Ronaldos me Juvetusin skadon në 2022 por sulmuesi shpreson që të largohet nga Juventusi para skadencës së kontratës.

CR7 e nisi ndeshjen e parë të sezonit të ri të Seria A nga stoli, me të ardhmen e tij që është ende e paqartë.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cristiano ronaldo juventus manchester city ronaldo cristiano ronaldo juventus manchester city ronaldo

Sondazh

Poll