Sport

Nuk ka marrë asnjë ofertë, ish lojtari i Arsenalit: Si t’ia shpjegoj fëmijëve që asnjë ekip nuk më do?

25 Gusht 2021, 09:59 Nga DOSJA
Nuk ka marrë asnjë ofertë, ish lojtari i Arsenalit: Si t’ia

ANGLI -Dikur cilësohej si një mesfushor me shumë klas dhe të ardhme, ndërsa sot është pa ekip dhe nuk ka marrë asnjë ofertë. Jack Wilshere që pas largimit nga Arsenali ka pasur vështirësi për tu akomoduar në një ekip tjetër, kjo edhe prej dëmtimeve që ka pasur.

Por tani 29 vjec dhe plotësisht në formë, mesfushori nuk ka marrë asnjë ofertë. Dy ekipet e fundit që ka luajtur Wilshere kanë qenë West Ham dhe Bournemouth. Në një intervistë për ‘’The Athletic’’, mesfushori ka treguar për situatën e vështirë të tij por edhe se sa të vëshirë e ka që t’ia shpjegojë fëmijëve të tij. ‘’Fëmijët e mi janë në një moshë që arrijnë të kuptojnë. Sidomos djali im 9 vjecar. Ai bën biseda të tipit: Pse nuk luan në La liga? Ose po sikur ta provosh në Amerikë? Si ka mundësi që asnjë ekip nuk të do ty?

Unë nuk di si t’ia shpjegoj. Edhe kur dal jashtë njerëzit më njohin dhe më pyesin: Pse nuk nënshkruan me një ekip në Angli? Kur unë i përgjigjem që asnjë ekip nuk më do, ato vendosin duart në kokë” ka treguar Wilshere.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport arsenal wilshere arsenal wilshere

Sondazh

Poll