Sport

Mund të ishte shkëmbyer me Lukakun, Werner refuzoi kalimin tek Inter

25 Gusht 2021, 09:06 Nga DOSJA
Mund të ishte shkëmbyer me Lukakun, Werner refuzoi kalimin tek Inter

ANGLI – Inter është shumë pranë afrimit të Joaquin Correa nga Lazio, por përpara se të negocionin me lojtarin e Lazios zikaltërit ishin interesuar për Timo Werner. Por sulmuesi i Chelsea nuk pranoi një kalim në Seria A dhe vendosi të qëndronte në ‘’Stamford Bridge’’.

Werner ka luajtur një sezon me Chelsean ku ka shënuar 12 gola në 55 ndeshje. Me ardhjen e Lukakut te Chelsea, sulmuesi gjerman do ketë më pak hapësira në formacion.

Sipas gazetarit Christian Falk, gjermani mund të kishte shkuar në drejtimin nga erdhi Lukaku, me pak fjalë të ishte shkëmbyer me belgun por Werner ka refuzuar dhe ka preferuar të qëndrojë të Chelsea.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chelsea inter lukaku werner chelsea inter lukaku werner

Sondazh

Poll