Sport

Cikalleshi, sulmuesi i vetëm te më të mirët…

25 Gusht 2021, 11:28 Nga DOSJA
Cikalleshi, sulmuesi i vetëm te më të mirët…

TURQI – Paraqitjet e fundit shumë të mira të sulmuesit të Konyasporit, Sokol Cikalleshin, me dy gola në dy ndeshje, e kanë kthyer sulmuesin kuqezi ndër më të vlerësuarit të kampionatit turk.

Me golin e tij në takimin e fundit ndaj Istanbul Bashakshehir, sulmuesi kavajas është shpërblyer, duke u përfshirë në formacionin e javës në Turqi, nga media e njohur “Futbol Arena”.

Në formacionin e skicuar me moduli 4-2-3-1, kavajasi mban vendin në majën e sulmit.

Gjithashtu në këtë skuadër janë dhe ish-mbrojtësi i Romës, Bruno Perez dhe ish-mesfushori i Bajernit të Mynihut, Luiz Gustavo.

 

 

A post shared by FutbolArena (@futbolarena)


B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll