Sport

Zbulohet biseda e Allegrit në dhomat e zhveshjes: Duhej ta fillonim kampionatin me një fitore të padiskutueshme

25 Gusht 2021, 08:20 Nga DOSJA
Zbulohet biseda e Allegrit në dhomat e zhveshjes: Duhej ta fillonim

ITALI – Barazimi në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Udineses 2-2 nuk i ka lënë aspak një shije të mirë trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri. Strategu Italian u rikthye tek bardhezinjtë për të ndryshuar fytyrën e ‘’Zonjës së Vjetër’’, pasi sezonin e kaluar i shpetoi turpërimit ku vetëm në ndeshjen e fundit siguroi një vend në Champions League.

Allegrin e ka acaruar shumë mënyra se si ekipi i tij pësoi dy golat në transfertën e Udineses, pasi skuadra nuk hyri në fushë me mentalitetin e duhur. ‘’Tuttosport’’ ka zbardhur edhe bisedën e trajnerit të Juventusit në dhomat e zhveshjes. ‘’Golat mund të vijnë kur kundërshtari e meriton të shënojë, jo nga gabimet tona foshnjarake. Gabimet teknike justifikohen por gjatë ndeshjes ishin probleme që vinin nga gjendja psikologjike.

Duhej ta fillonim kampionatin me një fitore të padiskutueshme. Nuk mund të pësosh dy gola të tillë në një ndeshje si ajo ndaj Udineses’’ mësohet ti ketë thënë Allegri lojtarëve në dhomat e zhveshjes.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport allegri juventus allegri juventus

Sondazh

Poll