Sport

Edhe LaLiga, ‘mbyll kufijtë’ për lojtarët e vendeve në listën e kuqe…

25 Gusht 2021, 05:41 Nga DOSJA

SPANJE – Edhe klubet e La Ligas spanjolle kanë vendosur të mos i lenë lojtarët e tyre në dispozicion të ekipeve kombëtare, për ndeshjet kualifikuese të shtatorit për botërorin “Katar 2022”, të cilët do të luajnë në vendet e të ashtuquajturës listë të kuqe, dhe në veçanti, ato të Amerikës së Jugut.

E gjithë kjo për shkak të rreziqeve që lidhen me pandeminë Covid-19, si dhe me rregullat për karantinimin e lojtarëve në kthim, gjë që i penalizon skuadrat spanjolle në zhvillimin normal të garës së kampionatit.

“La Liga do të mbështesë në të gjitha drejtimet, – lexohet në një shënim në llogarinë zyrtare në Twitter të La Ligas, – vendimin e klubeve spanjolle për të mos lëshuar lojtarët e tyre ndërkombëtarë për thirrjen e CONMEBOL dhe do të ndërmarrë veprime ligjore përkatëse kundër këtij vendimi që ndikon në integritetin e kompeticionit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport conmebol covid-19 la ligas spanjolle rregullat për karantinimin e lojtarëve conmebol covid-19 la ligas spanjolle rregullat për karantinimin e lojtarëve

Sondazh

Poll